Dr. Murteza Osdautaj

Dr. Murteza Osdautaj: PISA- ndjesitë emocionale të nxënësve dhe si ndikojnë ato në rezultatet e arritshmërisë së tyre

Gjendjet emocionale të nxënësve në shkollë janë një faktor i rëndësishëm për shkallën dhe aftësitë e tyre për përvetësimin e materieve mësimore. Nga analiza shihet se sa më shumë ndjenja pozitive të kenë nxënësit, aq më e madhe është arritshmëria e tyre dhe sa më e madhe të jetë paraqitja e ndjesive dhe emocioneve negative, aq më e theksuar është prapambetja e nxënësve krahasuar me mesataren e vendit.

Hyrje

Ndër matjet që ka  bërë PISA në testin e vitit 2018 është edhe matja e gjendjes emocionale të nxënësve dhe ndikimi i kësaj gjendjeje në rezultatet e përgjithshme të arritshmërisë. Nga analizat e dala del se një numër i konsiderueshëm e i nxënësve ballafaqohen me situata emocionale negative në shkollë dhe kjo ndikon në arritshmërinë  e tyre të përgjithshme. Konstatim i përgjithshëm është se sa më e keqe të jetë gjendja emocionale në shkollë dhe në familje, aq më i theksuar është mossuksesi i tyre në shkollë apo, në rastet më të lehta, prapambetja e tyre në përvetësimin e materieve mësimore në nivele të vogla apo më të theksuara. Analiza që do të paraqesim duhet të krijojë një situatë të re vetëdijësuese në Ministri, komuna dhe në shkolla për një ndërhyrje të shpejtë.

Gjithashtu do t’i paraqesim edhe disa të dhëna për rastet kur nxënësit manifestojnë ndjenja pozitive dhe ndikimin e këtyre emocioneve suksesin në test.. Në raste tilla dallueshmëria e arritjeve të tyre mësimore është e vërejtshme dhe, thuaja përherë, mbi mesataren e vendit!

Ndjenjat pozitive dhe negative të nxënësve

Lumturia si ndjesi pozitive ka qene ndjesia e parë për të cilën janë pyetur nxënësit, në këtë aspekt atyre iu është bërë pyetja se në çmasë ndihen të lumtur gjatë qëndrimi të tij në shkollë. Gjetjet që kanë dalur paraqesin këto rezultate: se ndihen gjithmonë të lumtur janë shprehur 65.6% të nxënësve, për opsionin ndonjëherë të lumtur janë shprehur 28.5% të tyre ndërsa që të lumtur ndihen rrallë ose kurrë janë shprehur 5.8%. Se ndihen gazmorë sipas radhitjes së opsioneve më lartë janë shprehur: opsioni i parë 61.7%, opsioni i dytë 30.6%, opsioni i tretë dhe i katërt 7.7%. Se janë krenarë gjithmonë janë shprehur 58% të nxënësve ndërsa që ndonjëherë këtë ndjenjë e përjetojnë janë 34.6% prej tyre. Rrallë ose kurrë nuk ndihen krenarë 7.4%. Të gëzuar dhe shumë të gëzuar gjatë tërë kohës që qëndrojnë në shkollë ndihen mesatarisht 61.2%, ndonjëherë këto dy ndjesi i kanë 32.7% të nxënësve ndërsa që rrallë ose kurrë në këtë mënyrë ndihen mesatarisht 6.1% të tërë popullacionit të nxënësve të testuar në PISA.

Edhe ndjenjat negative të nxënësve janë një faktor që luan rol me rëndësi në mirëqenien dhe suksesin e përgjithshëm të nxënësve në  shkollë. Në testin për të cilin po flasim, edhe grupi i këtyre ndjesive kanë qenë pjesë e testimit. Sipas analizave që dalin nga statistikat e mbledhura del se gjithnjë të trembur në shkollat tona ndihen 2.5% e nxënësve. Ndonjëherë apo rrallë të trembur nëpër shollat kosovare ndihen 32.7% përkatësisht 43.5%. Këtë ndjenjë nuk e përjetojnë kurrë 21.3% të nxënësve tanë.

Trishtimi gjithashtu është pjesë e jetës së nxënësve tonë edhe pse jo në përqindje të madhe. Këtë ndjenjë e kanë pjesë të ditës së tyre në mënyrë të përhershme 2.9% e nxënësve, derisa ndonjëherë apo rrallë ndihen në këtë mënyrë 8.3% përkatësisht 24.3%.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …