DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XII

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 21

Relacion. Mbi jehonën tek masa e shqiptareve kosovare e qëndrimit të R. P. S. të Shqipërisë mbi ngjarjet në Kosovë

Stamboll, më 8 qershor 1981

Masa e gjere e shqiptareve kosovare priste më padurim zërin e Shqipërisë mbi ngjarjet në Kosovë. Propaganda armike se gjoja Shqipëria “nuk do të prononcohet”, se Shqipëria “e ka shitur” Kosovën, etj, në përgjithësi nuk kishte bërë efekt, sepse jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata nga viset shqiptarë në Maqedoni e Mal të Zi ishin të bindur se Shqipëria, si kurdoherë, do të thoshte fjalën e saj në mbrojtje të vëllezërve kosovare. Për këtë arsye, shumë familje, në qytetet e fshatra, ndiqnin më kujdes emisionet e Radio-Tiranës. Këtë e vërteton edhe fakti se më 8 prill na benë telefona në Ambasade e Konsullatë duke na thënë se “Shqipëria e tha fjalën ashtu siç duhet”. Disa u shprehen në këtë mënyrë: “Më mire nuk ka si behet. Të na rroje Baca sa malet, Tashti u qetësuam”. N. Straja nga Prishtina që ishte mjaft i shqetësuar na thotë: “Qëndrimi i Shqipërisë ndaj problemit të Kosovës e ndaj Jugosllavisë është i drejtë e parimore, atë e përkrahin jo vetëm shqiptarët, por dhe popujt e botës”. Kurse F. Elmazi nga Gostivari më gëzim thotë: “Falënderojmë Shqipërinë për përkrahjen që i dha popullit të Kosovës në momente mjaft të vështira. Demaskimi më fakte që i bën Shqipëria synimeve dhe politikes që ndjek udhëheqja jugosllave ndaj shqiptarëve në Jugosllavi i përgjigjet realitetit”.

Në drejtim të propagandës sa më të gjere të artikullit të 8 Prillit, influencoi edhe qëndrimi objektiv i shtypit turk në përgjithësi dhe në veçanti njoftimi i gazetës qendrore “Gynajden” më titull: “Shqipëria ja tha hapur Jugosllavisë”. Shumë shqiptarë kosovare e kanë prere dhe e ruajnë këtë njoftim sepse ai shoqërohej më fotografinë e shokut Enver.

Për të gjetur një jehonë sa më të gjere ky artikull u morën të gjitha masat për një shpërndarje të gjithanshme dhe meqenëse pjesa dërmuese e emigracionit të hershem shqiptarë nga Kosova nuk dinë të lexojnë shqip, e përkthyem në gjuhen turqisht. Në të njëjtën kohe, në baze të një plani të hartuar, u morën e vazhdojnë të merren kontakte më shqiptarët duke ju folur atyre mbi qëndrimin tonë si dhe duke ju shpjeguar ndonjë problem që e kishin të pa qartë. Nga ana tjetër, organizuam e vazhdojmë të organizojmë filma-koktej ose darka për disa familje nga Kosova.

Duhet theksuar se jehona e qëndrimeve tona mbi ngjarjet në Kosovë ka ardhur vazhdimisht duke u rritur. Artikulli i 23 prillit de sidomos ai i 17 Majit u pritën shumë mire. Tek shqiptarët kosovare nuk shprehet më frika e dyshimi mbi të ardhmen e Kosovës, por besimi në fitoren e plotë. Tashti flitet më respekt e simpati për luftën e vëllezërve të tyre. Për këtë A. Sipahi nga Tetova thotë: “Ngjarjet në Kosovë nuk janë të rastit. Ato kanë shkaqe politike, ekonomike dhe shoqërore. Krahina nuk do të qëndrojë tëre jetën nën skllavërinë e Serbisë”.

Në rrethet e shqiptarëve kosovare diskutohet se si mund t’u shkohet në ndihmë vëllezërve dhe ç’fare duhet bërë në kushtet aktuale. Ka Mendime se duhet kthyer, sa të vije rasti për të luftuar se bashku. Disa menduan dhe u përpoqën që të marrin leje prej autoriteteve turke për të organizuar manifestime para ambasadës e konsullatës jugosllave. Ka prej tyre që i kanë dërguar letra OKB-se, ndërsa më ndërhyrjen e shqiptarëve, komiteti organizator i festivalit të Bursës, anuloje pjesëmarrjen e grupit serb në festival.

Interesimi i shqiptarëve kosovare mbi ngjarjet në Kosovë vazhdon të jetë i madh. Posa mësojnë për çdo gjë që ndodhen atje, telefonojnë dhe vijnë për të na informuar. Kur mësuan lajmin mbi provokacionin e kurdisur nga jugosllavët në ambasadën në Tiranë, disa nga shqiptarët kosovare na kanë telefonuar duke thënë: “Udhëheqja jugosllave nuk i shpëton dot të vërtetës. Lakun nuk munden ta heqin lehtë. Vetë kanë renë brenda. Shqipëria shkëlqen, askush nuk u beson shpifjeve të armiqve”.

Ka shumë që presin për të vajtur e për të mësuar sa më shumë mbi ngjarjet. Në përgjithësi shprehet dëshpërimi që në këto momente ata nuk ndodhen pranë vëllezërve. Në letërkëmbimet më të afërmit e tyre shqiptarët kosovare të këtushëm ju shkruajnë që ta mbajnë lart moralin dhe të vazhdojnë më vendosmëri luftën, ndërsa ata nga Kosova ju shkruajnë se do të fitojnë dhe ju bëjnë thirrje të kthehen në vendin e tyre.

Qëndrimi ynë ndaj ngjarjeve në Kosovë e ka rritur në një shkalle akoma më të lartë ndjenjën e patriotizmit e të atdhedashurisë se emigracionit shqiptar kosovar. Kudo qarkullojnë Mendime se “do të kthehemi në qoftë se Kosova fiton statusin e Republikës”. Të tjerë prej këtyre mendojnë edhe për situata më të vështira dhe diskutojnë që të jenë të gatshëm në qoftë se e kërkon koha që të luftojnë edhe më armë për të fituar të drejtat.

Në gjysmën e dytë të muajit prill, agjentura jugosllave hapi zëra se shoku Enver është i sëmurë rende. Ky lajm i shqetësoi shumë shqiptarët kosovare, megjithëse deri diku ishin të bindur se këto bëhen më qëllim. Më dhjetëra vetë erdhën e na pyetën për shëndetin e shokut Enver. Disa prej tyre vinin më porosi të shqiptarëve kosovare nga qytete të largëta të Turqisë, bile pati dhe nga ata që vinin më porosi të shqiptarëve kosovare jashtë. Gjerësisht u dëgjua nëpërmjet Radio-Tiranës parakalimi më rastin e 1 Majit dhe shumë shqiptarë kosovare qanin nga gëzimi kur spikeri fliste. Kurse në Kosovë, në rrethana të renda që kanë krijuar organet e vendit dhe kanë kufizuar që të ndiqen transmetimet e televizionit të Shqipërisë, përsëri paradën e manifestimeve të 1 Majit shumë shqiptarë në Kosovë e kanë parë dhe janë gëzuar shumë kur kanë parë në tribunë shokun Enver duke mbajtur lartë tufën e karafilave të kuq, na tregojnë shqiptarët kosovare të ardhur prej andej tek të afërmit e tyre këtu.

Duhet theksuar se qëndrimi ynë ndaj ngjarjeve në Kosovë ka krijuar në përgjithësi bindjen se qëndrimi i Shqipërisë ndaj Kosovës ka qenë i kjartë qysh mbas krijimit të Partisë. Është fakt se para se të botohej vepra e shokut Enver “Më Stalinin” (Kujtime) dhe artikujt e fundit të “Zërit të Popullit” kishte Mendime se “gjatë luftës dhe vitet e para mbas luftës duhej marre Kosova, se Shqipëria qysh gjatë luftës duhej të përcaktonte qëndrimin ndaj Kosovës, se Shqipëria e la të tjerët të vendosin” etj. Tashti, mendimi është krejt ndryshe. Disa shqiptarë kosovare na kanë thënë se kishin arritur në këto konkluzione jo vetëm se shumë gjera nuk i dinin, por dhe se propaganda tradhtare ka qenë intensive.

Më shumë urrejtje flasin shqiptarët kosovare mbi udhëheqësit e Kosovës. Edhe ata që kanë lidhje farefisnore ose krushqie më disa prej tyre i cilësojnë si armiq të betuar që më këtë rast duhen likuiduar. Disa na kanë thënë se në këto situata armiqtë zbulojnë fytyrat e vërteta. Sipas tyre, ngjarjet e tanishme në Kosovë kanë rëndësi edhe për faktin se forcojnë unitetin duke spastruar radhët nga armiqtë, sepse më parë ushqeheshin iluzione për disa nga udhëheqësit e Kosovës duke i cilësuar si “patriot”, si “njerëz që janë të vendosur për të mbrojtur të drejtat e Kosovës”, etj.

Është për tu venë në dukje fakti se mbas artikujve të “Zërit të Popullit”, qëndrimi i shqiptarëve kosovare ka ndikuar në krijimin e një opinioni pozitiv pro nesh në Turqi lidhur më ngjarjet në Kosovë. Meqenëse jetojnë e punojnë në Turqi dhe një pjese e tyre ka hyre dhe në lidhje krushqie më turqit, ata flasin gjerësisht për krimet që po bëhen në Kosovë, për luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës dhe për qëndrimin e drejtë të Shqipërisë. Është për tu përmendur se disa gazetare të organeve qendrore e lokale që kanë bërë komente pozitive mbi ngjarjet në Kosovë, janë më origjinë shqiptarë ose kanë lidhje të afërta miqësore e shoqërore më elementin shqiptar. Në Stamboll, Ankara, Izmir e Bursa, disa shqiptarë kosovare kanë vajtur vetë në byrotë e gazetave dhe duke shfrytëzuar njohjet që kanë, janë përpjekur që të botohen shkrime në favor të çështjes shqiptarë në Kosovë ose të paktën të botohen pjese nga artikujt e “Zërit të Popullit”.

Mjaftë pozitivisht kanë ndikuar artikujt e “Zërit të Popullit” edhe tek emigracioni i hershem shqiptar kosovar si dhe tek të rinjtë. Kemi pasur mjaft raste që personalitete të njohura vendase të profesioneve të ndryshme na kanë thanë se janë të interesuar mbi ngjarjet në Kosovë mbasi edhe vetë janë më origjinë shqiptarë. Qëndrimin tonë e kanë pritur shumë mire dhe disa, që janë të afërt më qarqet zyrtare, na kanë thënë se do ta propagandojnë atë.

Tek shumë të rinj më origjinë shqiptarë, veçanërisht tek ata që prindërit ju kanë emigruar mbas viteve 50, vihet re një rritje të ndjenjës se patriotizmit dhe dashurisë për vendlindjen. Duke shprehur urrejtjen për gjenocidin serbomadh, flasin më krenari që shokët e tyre nuk po ju tremben tankeve e plumbave. Disa prej tyre, që kanë qenë simpatizantë të Partisë Komunistë Revolucionare ose të grupeve revolucionare, janë kthyer në propagandistë të qëndrimeve tona.

Ngjarjet në Kosovë dhe qëndrimi ynë është bërë objekt i ditës diskutimi pothuajse në çdo familje shqiptarë. Mendimi i përgjithshëm është se Kosova duhet të fitoje patjetër statusin e Republikës se federuar dhe pastaj të përgatitët për më vonë. Lidhur më gjendjen në Kosovë, Hajri Kelmendi nga Prishtina që ka qenë kohet e fundit për pak ditë pas shumë vjetësh në Kosovë, shprehet kështu: “Ndërgjegjja e masave është rritur. Sot gati qind për qind ka ndryshuar fshati i Kosovës. Të rinjtë e fshatit janë më shkolle dhe dijet po u shërbejnë për të zgjuar masat, për tu ngritur në luftë që të kërkojnë të drejtat e veta. Prandaj nuk është e rastit që masa e fshatareve të Drenicës e rajoneve tjera u ngritën dhe u drejtuan për në Prishtinë, për tu bashkuar më qytetin. Unë-thotë Hajriu-takova punëtore, fola më ta dhe konstatova se tek ata është rritur shumë lartë ndërgjegjja e klasës, kuptojnë mire se ç’fare behet në kurrizin e tyre, se djersa e tyre shkon për ndërtimin e pallateve dhe qyteteve të Serbisë kurse Kosova ka mbetur aty ku ka qenë. Nga bisedat që kam pasur më shqiptarë të ardhur nga Kosova-vazhdon ai kam arritur në konkluzion se, dalja në protesta të gjera e në të gjithë krahinën, tregon se masat qenë të ndërgjegjshme për aksionin e madh, duke shprehur hapur kërkesat e tyre ekonomike e politike, të drejtën që u takon, Kosova të fitoje e gëzoje statusin e republikës se federuar dhe të shkëputët nga Serbia. Populli të fitoje të drejtat që të gëzojë pasuritë e mëdha më vlere, dhe më punën e djersen e tij të rroje në truallin e stërgjyshërve të vetë. Unë në Kosovë kam vllaun dhe të afërmit e mije – thotë Hajriu – mendjen dhe zemrën e kam atje, prese që të vijnë për se afërmi dhe të na tregojnë hollësira mbi ngjarjet, por një gjë më gëzon mua dhe shumë shqiptarë të Kosovës dhe kjo është se Kosova u zgjua dhe do të fitoje”.

Qëndrimi ynë vlerësohet lart dhe në biseda na është thënë se “më Shqipërinë e Bacën në krye nuk ka kush na thyen”. Jehona e qëndrimeve tona i shqetësoi shumë organet jugosllave. Ambasada e Konsullata jugosllave u hodhën në aktivitet duke përdorur të gjitha format e Mjetet të paktën për të arritur që të minimizonin jehonën e qëndrimeve tona. Diplomatët jugosllave kanë marre kontakte më gazetare dhe ju kanë ofruar atyre të holla për të shkruajtur sipas versioneve të Beogradit. Kanë paguar gazetare dhe i kanë dërguar në Kosovë për të përgatitur reportazhe. Atje janë takuar më persona të ndryshëm dhe kur janë kthyer më materialet e botuara shqiptarët këtu kanë qeshur sepse ato kanë qenë lajme ose të dhëna të viteve të kaluara dhe që nuk kanë asnjë lidhje më gjendjen aktuale, për të cilën nuk ka guxuar të shkruaj gazetari i dërguar nga ana e jugosllavëve prej këtu.

Mbas komentit të fundit të botuar në gazetën më të madhe të vendit më tirazh 700 mije kopje “Hyrrijet” më datën 31 Maj, të cilin ju e kemi transmetuar, këshilltari i kulturës se ambasadës jugosllave protestoi në Ministrinë e Jashtme dhe erdhi urgjentisht në Stamboll ku mori takim më pronarin e gazetës. Më gjithë këtë, ndonjë rezultat në shtypin turk ata nuk kanë pasur. Shtypi vazhdon të mbaje qëndrim objektiv e mund të themi miqësor pro nesh. Edhe disa njoftime të “Tanjugut” jepen më tendence.

Nga të dhënat që kemi, jugosllavët kanë dërguar disa persona të tyre në Turqi kryesisht për të punuar në drejtim të emigracionit kosovar. Vetë ambasadori Rexhep Xhija ka filluar turnetë në disa qytete ku janë të grumbulluar shqiptarët kosovare dhe propagandon se “në ngjarjet e Kosovës ka gisht Shqipëria e cila është armike e Kosovës dhe Jugosllavisë”. Kurse diplomatët e konsullatës në Stamboll, qysh ditët e para të ngjarjeve në Kosovë u përpoqën që të mësonin reagimin e masës se shqiptarëve kosovar të trembur nga revoltat që mund të organizoheshin. Prandaj ata menjëherë kontaktuan disa persona, më të cilët biseduan dhe u dhanë orientime që të thonin se “nuk ka gjë për tu shqetësuar, situata shpejtë do të normalizohet”. Ata ngjarjet e Kosovës i kanë minimizuar duke thënë se “janë organizuar nga një grup anarshistësh”, etj. Ata u përpoqën të tëre çka ndodhi ta ulin në “një revoltë të disa nacionalistëve”, dhe ketë më qëllim për të mbuluar krimet e kryera prej tyre. Dhe të gjitha këto nga frika e shqiptarëve kosovar të cilët i kanë përjetuar krimet e viteve 50. Prandaj agjentët e UDB-se që njihen mire nga shqiptarët e Kosovës këtu. Askush nuk i besoje atyre megjithëse përdoren të gjitha instruktimet e dhenë prej padronëve. “I dimë mire metodat e Rankoviçit, krimet e aksionit të armëve-thotë B. Ajdini-sot është ndryshe, jeta na dha mësime, unë vet jam dëshmitar se isha në Kosovë më këtë rast, shqiptarët e Kosovës ngjarjet e fundit i ka bashkuar si asnjëherë, armiqësia më shovinistët u shtua dhe populli është i vendosur të luftoje deri në sigurimin e të drejtave”.

Konsullata jugosllave ka filluar të botoje çdo ditë një buletin në gjuhen turqisht, gjoja më njoftime të shkurtra të “Tanjugut” ku jepet versioni jugosllav mbi ngjarjet në Kosovë. Nga kontaktet e deritanishme, rezulton se veprimtaria e jugosllavëve nuk gjen terren. Në ambasadën dhe konsullatën jugosllave shkojnë tek-tuk ndonjë element i tyre i shitur.

Lidhur më emigracionin tradhtar, duhet thënë se disa Elementë të tij u përpoqën për të “marre flamurin” duke menduar se erdhi rasti të tregojnë vetën si “shpëtimtar” të Kosovës. Veprimtaria e këtij lloji emigracioni, e bashkërenduar më atë nga jashtë, nuk ka pasur rezultat. Tëlegrami i Hajro Bytyçit dërguar Evrenit nuk pati asnjë jehonë as tek shqiptarët e Izmirit. Disa nga miqtë tanë patriotë ju kanë sugjeruar Elementëve të emigracionit tradhtar që të mos ndihen e të mos flasin e shkruajnë kundër Shqipërisë se ndryshe do të kenë konsekuenca.

Përp. Dak. H. Koburja

Konsulli i Përgjithshëm

Shtyp në 5 kopje Ali Ymeri

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)

Herët në mëngjes jemi zgjuar në befasi nga breshëria tejet e akorduar dhe e gjith …