DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XV

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 27

Skedë. Mbi Jehonën për ngjarjet në Kosovë. Franca

Mendimi i funksionareve të MPJ dhe diplomatëve franceze, në vende të ndryshme

Tiranë, më 10 qershor 1981

Sekretari i përgjithshëm i MPJ, De Leuse; drejtori politik i MPJ, Robin; përgjegjësi i vendeve të Lindjes në MPJ, D. Nardin dhe referenti i ri për Shqipërinë në MPJ, Gardas, kanë quajtur të drejtë dhe realist qëndrimin që është mbajtur në artikujt tanë të “ZP” për ngjarjet në Kosovë. Të njëjtin mendim kanë shprehur edhe ambasadori francez në Tiranë në takimin më shokun Ministër më datë 8 maj 1981 dhe ambasadoret francez në Beograd, Havanë, Stokholm, Bukuresht, këshilltarët në Berlin dhe Athinë dhe sekretari tret në Sofje.

  Të gjithë të sipërmit kanë quajtur të drejtë interesimin tonë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, kanë quajtur të drejtë deklaratat tona për ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë se mire dhe të mos ndërhyrjes në punët e brendshme të Jugosllavisë, por kjo jo në kurriz të popullit shqiptar atje, etj. Të gjithë kanë dënuar përdorimin e dhunës nga ana e autoriteteve jugosllave kundër demonstruesve në Kosovë. Kanë shprehur bindjen se Shqipëria nuk ka pasur gisht në ngjarjet e Kosovës dhe se këto ngjarje kanë karakter të brendshëm ekonomik, politik dhe shoqëror.

Disa nga të sipërmit kanë shprehur dyshimin se mos në këto ngjarje kanë gisht sovjetiket të cilët janë të interesuar për turbullira në këtë zonë dhe më këtë rast kanë “këshilluar” në mënyrë indirekte, që të përpiqemi të shuajmë polemiken dhe të merremi vesh. Nga ana tjetër, siç beri referenti për Shqipërinë në MPJ, pyeti në se “Shqipëria i njeh kufijtë aktual të Jugosllavisë apo ka pretendime territoriale”. Ai tha gjithashtu se “Franca nuk dëshiron një konflikt midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe urojmë që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, se Ballkani nuk duam ta shohim si në të kaluarën si “fuçi baruti”.

Nr. 28

Skedë. Austria. Jehona për Kosovën nga data 11 maj deri më 6 qershor 1981 nga autoritetet austriake të MPJ dhe diplomatë të tjerë austriake në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Nga njoftimet e ambasadës sonë në Vjenë dhe Takimet e diplomatëve tanë më diplomatë austriake në Beograd, Varshavë, Stamboll rezulton se autoritetet austriake rezervohen të japin Mendime të prera për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë ose për ti dhënë të drejtë njërës apo tjetrës pale, por më gjithë këtë vihet re një fare qëndrimi më pozitiv ndaj nesh.

Kështu kryetari komisionit të politikes se Jashtme të Parlamentit austriak, Fric Marsh në një takim më ambasadorin tonë në Vjenë, u rezervua shumë për të dhënë Mendime të prera për ngjarjet e Kosovës megjithatë ai tha se këto ngjarje kalojnë kuadrin e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri dhe marrin një rëndësi në shkallë evropianë dhe se është për këtë arsye që ata i ndjekin më kujdes dhe shqetësohen për rrugën që do të marrin, por sido që të jetë, ai tha se nuk mund të aprovojnë përdorimin e dhunës dhe terrorin ndaj shqiptarëve duke theksuar se më ketë rruge nuk mund të zgjidhen problemet.

Ndërsa drejtori politik i MPJ, Bauer, në prezence edhe të ambasadorit Ulman, përgjegjës sektori i MPJ austriake për Shqipërinë, tha nder të tjera se ata janë të bindur se në ngjarjet në Kosovë, Shqipëria nuk ka të beje dhe se shkaqet e këtyre ngjarjeve duhen kërkuar brenda në Kosovë dhe Jugosllavi, se ato janë në radhe të parë ekonomike dhe pastaj politike etj. Në fund ai shprehu mendimin e tij se Shqipëria ka të drejtë të interesohet dhe të mbroje të drejtat e popullsisë shqiptarë në Jugosllavi dhe se Serbët kanë vepruar më emocione të tepruara në ngjarjet e Kosovës.

Mendimi i këtyre ishte se kanë venë re se udhëheqës të ndryshëm jugosllave kanë filluar të reflektojnë se kundër Kosovës nuk duhet ndjekur kursi i ashpër që pat filluar dhe se interesi e do që këto ngjarje në një acarim të mëtejshëm të gjendjes mbasi kjo është e pandare nga gjendja në përgjithësi në Evrope.

Ndërsa ambasadoret austriake dhe diplomatë të tjerë austriak në vende të ndryshme si në Beograd, Stamboll, konsulli austriak në Zagreb dhe ambasadori në Varshavë janë shprehur më hapur dhe më me entuziazëm pro qëndrimeve tona ndaj këtij problemi, duke na dhënë të drejtë plotësisht neve në të gjitha rastet dhe qëndrimet e mbajtura në shtypin tonë dhe materialet tjera tona.

Zeqi Agolli

Nr. 29

Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Austria.

Mendimi i diplomatëve austriake në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Nga ana e ambasadës sonë në Vjenë nuk kemi asnjë mendim nga ana e ndonjë personaliteti të MPJ austriake, mbasi më ta nuk është marre takim. Puna për ngjarjet në Kosovë ka qenë përqendruar pothuajse kryesisht më kosovaret që jetojnë në Austri dhe vende të tjera të juridiksionit të ambasadës sonë në Vjenë.

Nga Takimet që kanë pasur më disa personalitete shoqërore dhe të Shoqatës se miqësisë në Grace, del se opinioni lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe qëndrimin tonë, është pozitiv. Janë pritur mire artikujt e “ZP”. Ilza Oberhuber dhe rrethi i saj kanë dënuar dhunën që përdoren jugosllavët kundër demonstruesve dhe ishin gati të bënin telegram ose letër protestë qeverisë Jugosllave, por udhëzuan të mos bëjnë asnjë veprim të tillë. Lidhur më këtë ngjarje shokët e ambasadës kanë pasur disa Takime më tregtare të ndryshëm austriak të cilët gjithashtu kanë shprehur aprovimin e tyre për qëndrimin e shtypit tonë dhe kanë dënuar qëndrimin e autoriteteve jugosllave.

Diplomatë të ndryshëm austriake si ambasadoret në Budapest, Stokholm, Beograd si dhe këshilltari austriak në Beograd kanë shprehur mendimin e tyre se qëndrimi ynë në artikujt e “ZP” ka qenë i drejtë, se gjithë çka është bërë në Kosovë është rezultat i shovinizmit të Serbëve, gjë dobëson pozitat e udhëheqësve të federatës (ambasadori në Beograd). Të gjithë të sipërmit kanë dënuar ndërhyrjen dhe përdorimin e dhunës kundër demonstruesve në Kosovë dhe kanë quajtur të drejtë interesimin e vendit tonë për shqiptarët që banojnë në Jugosllavi. Më ketë rast kanë bërë krahasime të qëndrimit të jugosllavëve ndaj minoritetit kroato-slloven në Austri, që gëzojnë në disa raste më shumë të drejta se edhe vetë qytetaret austriake, etj. I vetmi personalitet që ka takuar Musini, ka qenë ministri i ri i Shëndetësisë të cilit i ka bërë vizitë dhe i ka hapur bisede për ngjarjet në Kosovë. Ministri në fjale ka thënë se ka ndjekur ngjarjet më interesim dhe ka shprehur interesimin e tij personal se lidhur më këtë çështje “Shqipëria gëzon simpatinë dhe mbështetjen e popullit austriak”.

  1. b) Qëndrimi i shtypit austriak, gjermano-perëndimor dhe zviceran

Artikujt tanë  të “ZP” të 8 dhe 23 prillit patën jehonë të gjere në qarqet politike dhe gazetareske etj. Reagime të shpejta ka pasur në organet e shtypit, të radios dhe televizionit në radhe të parë në RFGJ atë austriak dhe zviceran. Gjatë muajit prill në shtypin gjerman janë botuar 900 informacione e artikuj që nga organet kryesore si “Frankfurter Allgemanie Zeitung”, “Die Welt” etj. Edhe në shtypin austriak, në gazetat më tirazh të madh si “Kurier” e “Neue Kronen Zeitung” iu dha një vend i rëndësishëm qëndrimeve tona. Në këto gazeta dhe të tjera të zonës janë shkruar artikuj që përgjithësisht kanë qenë trajtuar mire, sipas artikujve të “ZP” duke fole më shumë për:

– Shkaqet e protestave të studentëve, duke venë më shumë theksin në prapambetjen ekonomike të Kosovës dhe mungesën e të drejtave të plota politike etj.

– Kërkesën që Kosova të shpallet republike në kuadrin e federatës.

– Dënimin e masave të dhunës dhe terrorit të përdorur nga policia dhe forcat e armatosura jugosllave kundër demonstruesve. Në disa nga këta artikuj janë ironizuar qëndrimet kontradiktore mbi numrin e viktimave të publikuara nga autoritetet jugosllave. Janë botuar shifra shumë më të mëdha për të vrarët, të marra këto nga kosovaret që kanë marre kontakte në organet e këtyre gazetave.

– Hedhjen poshtë të akuzave jugosllave nga “ZP” mbi gjoja ndërhyrjen e Shqipërisë në punët e brendshme të Jugosllavisë, duke venë theksin më shumë në atë se burimi i ngjarjeve në Kosovë janë shkaqet e brendshme.

– Qëndrimi i Shqipërisë për ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë se mire më Jugosllavinë.

– Në shumë raste është përmendur edhe teza e servirur nga jugosllavët se pjesa veriore e Kosovës ka qenë zemra e Serbisë ku janë zhvilluar beteja të mëdha kundër turqve në shekullin e 14-të në të cilën Serbët pësuan disfatë etj. Por ka pasur edhe artikuj që e kanë hedhur poshtë këtë tezë si mashtruese duke i kundërvënë autoktoninë e iliro-shqiptarëve.

– Si konkluzion mund të nxjerrim se shtypi i kësaj zonë në përgjithësi e sidomos ai gjerman dhe austriak i kanë dhenë një jehonë të gjere dhe pozitive për në, ngjarjeve në Kosovë.

Disa nga shkaqet:

  1. a) Për RFGJ, Ndarja e Gjermanisë në dy shtete mbas luftës se dytë botërore. Boni është i interesuar t’u kujtoje gjermanëve Lindore dhe perëndimorë këtë fakt, për t’u thënë më ketë rast indirekt se një ditë edhe ata duhet të ngrihen për të bashkuar atdheun e tyre.

– Për t’i bërë presion Jugosllavisë të ketë mendjen se ngjarjet në Kosovë mund t’i japin shkas BS që një ditë të sulmoje Jugosllavinë.

– Për të përfituar nga rasti që monopolet gjermanoperëndimore të rrisin investimet në Kosovë.

  1. b) Për AUSTRINË. Për t’i prere rrugën kërkesave dhe pretendimeve jugosllave për dhënien e më shumë të drejtave minoritetit kroato-slloven në Austri. Lidhur më ketë qëndrim të shtypit austriak, qëndrojnë po ato arsyetime që u dhanë më lart edhe për shtypin gjermanopërendimor., në dy pikat e fundit.

Si konkluzion për shtypin e dy vendeve të sipërmë del se pavarësisht se thonë se“shtypi është i lire dhe i pa varur nga Qeveria” duhet të kenë pasur edhe dritën jeshile të qeverive të tyre për të shkruar siç u tha më sipër.

Duhet shënuar se në shtypin zviceran ka pasur më pak jehonë se në shtypin e dy vendeve të lartpërmendura. Një nga shkaqet është se ambasada ka pasur më pak kontakte më ketë shtyp dhe më organet e propagandës se Zvicrës.

Shënim:

Qëndrimi i profesor Felingerit, që është një personalitet i njohur në rrethet intelektuale austriake, ka qenë shumë pozitiv e dashamires lidhur më ngjarjet në Kosovë.

Nr. 30

Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Holanda

Mendime të diplomatëve holandez në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori holandez në Sofje tha se janë të bindur se lajmet e disa vendeve Perëndimore se në ngjarjet e Kosovës kanë gisht rusët janë pa baza. Organizatorët e këtyre ngjarjeve, tha ai, janë vetë shqiptarët e Kosovës të cilët kërkojnë të drejtat e tyre.

Ambasadori holandez në Havanë tha se Shqipëria këtë herë e ka kapur demin për brirësh dhe jeta e zhvillimi i ngjarjeve po tregon atë shqetësim që është ndjere në botë për Jugosllavinë pas Titos. Për federatën jugosllave ky tha se është një shtet krejtësisht artificial dhe baza të forta, që sa që gjalle Tito mbahej më autoritetin e tij.

Ambasadori holandez në Vjenë tha se qëndrimi i Shqipërisë është i drejtë, aq më tepër kur ajo nuk ka ngritur asnjëherë pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë. Tha se ashtu siç kanë të drejtë jugosllavët të interesohen për minoritetin e tyre në Austri aq më tepër të drejtë ka Shqipëria ta beje këtë mbasi ka një minoritet shqiptarësh prej milionësh. Shprehi mendimin se në qoftë se jugosllavët nuk do t’i japin të drejtat që kërkojnë kosovaret, do të jetë zor t’i shtrojnë ata sepse ata janë të njohur për patriotizmin e tyre dhe trimërinë ashtu si të gjithë shqiptarët.

Sekretari ambasadës holandeze në Prage tha se jugosllavët nuk kishin menduar një reagim të tillë të Shqipërisë dhe kjo i gjet në befasi dhe se Shqipëria e kapi mire momentin për të sqaruar shumë gjera të se kaluarës që nuk njiheshin si duhet. Tha se mendimi i tij është se Shqipëria nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe se “është gabim i madh t’i biesh në qafe Shqipërisë, e cila ecën në rrugën e vet të pavarur nga askush”.

Nr. 31

Skedë. Holanda. Jehona për Kosovën nga data 15 maj deri më 2 qershor.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Sekretari tret holandez në Prage u shpreh se nuk ia kishte marre mendja që jugosllavët më veprimet e tyre do të shkonin aq larg, deri në shpërthimin e bombave nga vetë ata në ambasadën e tyre. Kjo, tha ai, e ul shumë poshtë udhëheqjen jugosllave, sepse asnjëri nuk beson që Shqipëria një vend i vogël e paqësor, të provokoje fqinjin e saj për të shkaktuar ndërlikime të gjendjes në Ballkan., sepse logjikisht Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga një gjë e tillë. Këto veprime, shtoi ai, kanë shqetësuar Perëndimin, sepse kjo mund t’i hape oreksin BS që të përgatisë terrenin në favor të tij në Ballkan.

Tiranë, më 10.6.1981    Zeqi Agolli

Nr. 32

Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Portugalia.

Mendime të diplomatëve të Portugalisë në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori portugez në Beograd u shpreh se artikujt tanë janë të fortë por në përgjithësi të matur dhe të argumentuar e që i përgjigjen si duhet fushatës jugosllave kundër “ZP”. Pas kthimit të tij nga Shqipëria, ketë e ka kapur një personalitet i lartë i LK të Jugosllavisë i cili kish kërkuar të informohej prej tij mbi qëndrimin tonë. Sipas portugezit ky i kishte thënë se Shqipëria nuk është e interesuar për zhvillimet të tilla në Kosovë, se ajo është për marrëdhënie më Jugosllavinë kurse për artikujt e “ZP” i kishte thënë se kjo është minimalja që mund të bënte Shqipëria, kur i vriten vëllezërit e saj në Kosovë.

Ambasadori portugez në Sofje ka thënë se jeta po vërteton se problemet nacionale në Jugosllavi nuk janë zgjidhur asnjëherë. Ngjarjet në Kosovë, tha ky, ishin një prove që u be në rruge paqësore nga shqiptarët për të kërkuar të drejtat e tyre, por që udhëheqja jugosllave nuk i a dha edhe këtë herë, por përkundrazi i mbyti më gjak e dhunoi kërkesat paqësore të tyre.

Kurse konsulli portugez në Berlin tha se ngjarjet në Kosovë kishin në themel probleme të brendshme nacionale dhe ekonomike. Më ndërhyrjen më dhunë, shtoi ky, Jugosllavia humbi autoritetin e vet në vendet e paangazhuara dhe moralin që bën për paqen dhe për zgjidhje paqësore të problemeve ekonomike e nacionale për në vendet e tjera, nuk zënë vend më se u demaskuan më këtë rast.

Nr. 33

Skedë. Portugalia

Jehona për Kosovën nga data 16 maj deri më 1 qershor 1981.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori portugez në Kajro u shpreh se ka arritur në konkluzionin se udhëheqja jugosllave po ndjek një politike neokolonialistë që do të dështojë sepse këtë e ka vërtetuar historia. Asnjëri, shtoi ai, nuk beson se Shqipëria ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Jugosllavisë dhe aq më tepër në hedhjen e bombave në ambasadën jugosllave në Tiranë dhe kjo për arsyen e thjeshtë sepse këto gjera nuk i interesojnë Shqipërisë dhe as gjendjes në Ballkan. Më këtë politike, përfundoi portugezi, udhëheqja jugosllave po i ve kazmën RSF të Jugosllavisë.

Edhe konsulli portugez në Prage shprehu të njëjtën gjë se kërkosh nuk e beson se bomba në ambasadën jugosllave në Tiranë është venë disur nga shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se në RPSSH nuk ndodhin gjera të tilla, se në Shqipëri as ka pasur dhe as ka shenja të terrorizmit.

Tiranë, më 10. 6. 1981    Zeqi Agolli

Nr. 34

Skedë. Zvicra.

Jehona për Kosovën nga data 5 maj deri 5 qershor 1981.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Nga ambasada jonë në Vjenë gjatë kësaj periudhë kemi informacionet e para nga ambasadori zviceran lidhur më ngjarjet në Kosovë, i cili tha se “Zëri i Popullit” vërtetët është një organ i një vendi të vogël por ardhmen më shumë interes dhe është bërë një nga gazetat më të njohura, krahas gazetave të kalibrit ndërkombëtar dhe kjo jo vetëm për artikujt e goditur për ngjarjet në Kosovë, që janë të një niveli të lartë, por edhe për artikujt dhe trajtimin analitik që i bën ajo disa problemeve ndërkombëtare të rëndësishme. Ky dënoi qëndrimin jugosllav për ngjarjet në Kosovë e sidomos përdorimin e dhunës për zgjidhjen e problemit, ai tha se jugosllavët duhet të zgjidhin problemet që ngre Kosova. Nga ana tjetër ky kërkoi që t’i jepet leje gazetarit të njohur, Shtem, të “Noje Cyrishe Cajtung” që ka shkruar gjithnjë objektivisht për ngjarjet në Kosovë. Edhe ambasada jonë është e mendimit t’i jepet leje këtij gazetari për të ardhur në Shqipëri. Të këtij mendimi jemi edhe në si drejtori.

Tiranë, më 10. 6. 1981    Zeqi Agolli

 Nr. 35

Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Zvicra.

Mendimi i diplomatëve zviceranë në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

 Takime më personalitete zviceranë ose funksionare të MPJ, deri tani ambasada jonë në Vjenë nuk ka pasur. Nga Takimet e shokëve tanë më ambasadoret zviceranë në Bukuresht, Pekin, Berlin, Beograd dhe Kajro rezulton se qëndrimi i tyre i përgjithshëm ka qenë pozitiv. Për artikujt e “ZP” janë shprehur se qëndrimi ynë ka qenë i drejtë e i matur, i pjekur dhe më logjikë politike, kurse për qëndrimin e shtypit dhe të deklaratave të personaliteteve jugosllave (ambasadori në Pekin) tha se ato janë justifikime pa baza dhe pretekste bajatë që nuk i përtyp njëri. Janë shprehur se materialet tona japin njohuri të sakta dhe shumë të vlefshme për shpjegimin e zhvillimeve në Kosovë dhe shkaqet që çuan në ngjarjet e përgjakshme. Kanë konsideruar si të drejtë për interesimin tonë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi dhe për dhënien e të drejtave që u jep kushtetuta jugosllave.

Ambasadori zviceran në Bukuresht mbasi ka folur pozitivisht për qëndrimin tonë ka shprehur shqetësimin se kjo gjendje që u krijua në Kosovë dhe gjendja e përgjithshme e rende brenda në Jugosllavi “mos i jep shkas për ndërhyrje nga jashtë ndonjë fuqie të madhe”, ka aluduar për BS.

Kurse ambasadori zviceran në Kajro është shprehur se “Jugosllavia si federatë është krijuar artificialisht dhe më synime nga fuqitë e mëdha dhe prandaj, si e tillë, problemet nacionale në të do të jenë gjithnjë të mprehta dhe në plan të parë jo vetëm tani por dhe në të ardhmen”.

Sekretari i parë zviceran në Prage u shpreh se në artikujt e “ZP” paraqitën shumë drejt ngjarjet dhe se një paraqitje e tillë nuk është parë në shtypin e asnjë vendi të cilit do vend që të jetë, kurse shtypi jugosllav i ka deformuar gjerat më synime të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)

Jam zgjuar i lodhur dhe i mërzitur tejmase. Sapo ndahem nga gjumi  dhe kontaktoj me …