Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U rrit dhe u burrërua në një familje tipike tradicionale Dukagjinase – shqiptare. Me këngë kishte filluar të merrej qysh në jetën e hershme të tij, ai së bashku me Demush Nezirin, kishin filluar të këndonin, ku shumë shpejt u bënë rapsodë me emër. Kënga dhe oda shqiptare, shumë herët e kishin burrëruar dhe frymëzuar me historinë e populli tonë, ishte mishëruar me trimëritë dhe historinë e shumë figurave të rëndësishme të kombit tonë. Dervish Sha¬qa përveç zërit të bukur, përveç këngëve dhe melodive ori¬gjinale të bukura e artistike edhe në tekstet e këngëve të tij me motive patriotike këngë që u këndonte trimave, ngjarjeve të ndryshme historike, ai, i këndonte edhe jetës, por me shije dhe një mjeshtri të rrallë i këndonte edhe këngët lirike. Instrumen¬ta¬list me çifteli, sharki dhe fyell. Ai ishte edhe mjeshtër i dalluar në punimin e ve¬glave popullore, bukur i punonte veglat folklorike, çiftelinë, sharkinë, fyellin, kavallin etj.

Ai bëri emër në këto anë si rapsod, por edhe si një burrë dhe patriot që punoj në të mirën e popullit të vet. Dervish Shaqa ishte rapsod, instrumentalist, valltar, mjeshtër, dhe burrë me virtyte burrërore. Ai me të gjitha këto përmasa shumë¬di¬me¬n¬sionale, lirisht mund të quhet “ORFE I DUKAGJI¬NIT”. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai me këngën e tij i bie në sy pushtetit serb, me qëndrimin e tij burrëror u bë halë në sy për pushtetin komunal në Deçan, organet sekrete serbe-UDB-ja, filluan ti bënin presion, ta maltretonin në forma  të ndryshme. Ishin kohë të liga për shqiptarët, aksioni i armëve gjatë viteve 1955-56, shumë shqiptarë keqtrajtoheshin, dë¬no¬-heshin, e vriteshin. Nga ky presion u detyrua të linte fami¬ljen, të linte Kosovën, e të kalonte në Shqipëri me 8 mars 1956, pa rënë në duart e UDB-së së bashku me Demush Ne¬zirin (shokun e tij të fëmijërisë, këngës dhe jetës), Adem Ramën dhe nipin e tij Isë Hoxha nga Botu¬sha nisën rrugëtimin për në Shqipëri. Kaluan kufirin natën vonë, me plot rreziqe, kohë e vështirë, mot i lig, të vendosur por edhe të mërzitur që linin familjet, dhe vendin e vet.

Pas vendosjes në Rrashbull të Durrësit në Shqipëri,  Dervish Shaqa aty ka rifilluar jetën artistike, së bashku me Demush Nezirin e me “Grupin kosovar” të folklorit në Rrash¬bull, duke u bërë bërthama e këtij grupi. Dervish Shaqa tër¬hiqte vëmendjen nëpër skenat e vendit, si në festivalet e or¬ga¬nizuara në Gjirokastër, në vitet 1968, 1973, 1978, 1983. Dervish Shaqa ka qenë një subjekt interesant i vle¬rë¬suar shu¬më nga Instituti i Kulturës Popullore të Shqi¬pë¬risë, sidomos nga studiuesi Qemal Haxhihasani. Për Der¬vish Shaqën, Ramazan Bogdani u shpreh: “është thesar i kulturës popu¬llore shqiptare”. Përveç këngës Dervishi ishte edhe valltar shumë i mirë popullor. Së bashku me Demush Nezirin janë paraqitur edhe në skenën e festivalit në Gjiro-kastër në vitin 1968 me vallen ”Loja me jataganë”.

Dervish Shaqa është njëri ndër këngëtarët më legje¬n¬da¬rë të shekullit (shek. XX), në epikën historike të shqip¬tarëve. Me aftësinë magjike të artit gjegjësisht këngës për gjashtëdhjetë vite me radhë e ktheu lotin në këngë dhimbjen në forcë, e heshtjen në kushtrim. Këngët dhe zëri i tij për¬hapeshin në Kosovë përmes valëve të Radio Tiranës, Radio Kukësit etj. Në repertorin e këngëve të Dervish Shaqës ishin me qindra e qindra këngë me motive atdhedashurie e lirike etj. Këngët më të njohura të Dervish Shaqës ishin: ”Moj Shqi¬¬pni mos thuj marova”, ”Pytë Kosova për nji çikë”, ”Kë¬nga e Kamer Loshit”, ”Kënga e Ahmet Delisë”, ”Kënga e Halil Mehmetit”, “N’Kaçanik deri n’Boletin”, ”Kënga e Bajram Currit”, ”Kënga e Isa Boletinit”, ”Te shtat krajlat rre¬¬hin te¬lin”, ”Kënga e Azem Bejtës” etj. Shumica e kën¬gë¬ve të tij ishin origjinale për nga vija melodike e shpesh edhe teksti i tyre. Në arkivin e Institutit të Kulturës Popu¬llo¬re dhe të Ra¬dio Tiranës gjenden një sërë këngësh të regjis¬truara nga Der¬vish Shaqa. Dervish Shaqës për talentin që kishte, për anga¬zhimin dhe kontributin në fushën e folklorit burimor në vitin 1980 ju akordua titulli ”Artist i Merituar”. Shteti shqi¬ptar e nderon me këtë titull artistik, ai deri në fund të jetës së tij e mbajti me nderë e përkushtim këtë titull. Dervish Shaqa ishte urë lidhëse nga gjenerata në gjeneratë, rapsod i mirë¬njohur shqiptar, ai ishte sinonim i mirëfilltë i këngës shqipe, folklorit shqiptar, por ishte edhe sinonim i vuajtjeve dhe i persekutimit të shqiptarëve nën zgjedhën ju¬go¬sllave.

Këngët e tij përveç melodisë, energjisë së tij si kë¬ngëtar ato kanë edhe mesazh dhe porosi për brezat. Pjesa më e ma¬dhe e rapsodëve të Dukagjinit frymëzimet e para i morën nga Der¬vish Shaqa. Për folklorin, për studiuesit e folklorit, dhe për rapsodët pas tij ai ishte dhe ësh¬të një legjendë e pavdekshme. Dervish Shaqa edhe pse ishte aktiv me këngën ai shpirtërisht kishte një brengë të madhe, ishte malli për Kosovën. Në Rrashbull të Shqipërisë je-tonte me shumë mall, larg familjes e farefisit, larg ve¬nd¬lindjes e larg Kosovës që aq shumë i këndoi. Sipas dëshmive të familjes ”Dervish Shaqa fshehtas disa herë nga Shqipëria kishte hyrë në Kosovë”, kujtonte i biri i Dervishit Aliu. Ai kujton disa momente të veçanta e prekëse për jetën dhe mallin për babain, kujton vuajtjet e tij dhe të familjes së tij në Llukë të Epërme, si familje ishin çdo herë në shë¬njestër të organeve të pushtetit të kohës. Familja (djemtë) e Dervish Shaqës shpesh keq¬traj¬toheshin, arrestoheshin e burgoseshin nga UDB-jugo¬slla¬ve. Dervish Shaqa vdiq më dt. 11.04.1985 me mall për fa¬mi¬ljen, për vendlindjen dhe për Kosovën. Kënga në familjen e Dervish Shaqës trashëgohet nga i biri Shpendi, dhe mbesa Mona (vajza e Shpendit).

Dervish Shaqa, është për¬jetë¬suar nga rapsodët tjerë popullorë në këngë, Ra¬psodi popullor këndonte: “hajde këndojmë qysh ka këndu baca shtylla e këngës Dervish Shaqa”.

Figura e Dervish Shaqës është përjetësuar edhe në shkrime tjera publicistike, vepra, dokumentare televizive, po me emrin e tij janë emërtuar grupe të ndryshme folklorike, po ashtu në Deçan për nder të Dervish Shaqës dhe Demush Nezirit, tash e 20 vite (2004-2024) mbahet Festivali Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.

Pjesë e shkëputur nga Libri “TRASHËGIMIA HISTORIKE DHE ETNO-KULTURORE E DEÇANIT”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2014. Autor Bekim Vishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …