Azem Vllasi dhe Sllobodan Millosheviq

Dr. Xhevat Hasani: PËRKITAZI ME TRI INTERVISTAT E AZEM VLLASIT DHËNË VETON SURROIT NË EMISIONIN „PIKË“ NË KTV

Gjatë korrikut të këtij viti 2025 pata rastin ti shohë e dëgjoj tri intervistat, që ish-politikani i ish-Lidhjes Komuniste të Kosovës/Jugosllavisë, Azem Vllasi, i ka dhënë Veton Surroit në emisionin „Pikë“ në KTV.

Personalisht Azem Vllasit ia njoh vetëm një meritë: Atë të përpjekjes së tij dhe të ish-poltikanëve tjerë shqiptarë (përveç Sinan Hasanit, Rrahaman Morinës dhe Ali Shukrisë ) të ish- Lidhjes Komuniste të Kosovës/ Jugosllavisë, për mbrojtjen e Autonomisë së Kosovës nga shovinitstët serbë, maqedonë e malazez, gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të, derisa rinia dhe populli shqiptar në Kosovë e Vise të saj duke filluar nga pranvera e viitit 1981, po demonstronin duke kërkuar nga Jugosllavia e Federative e Titos, që ajo t`ia njihte Kosovës statusin e Republikës.

Tjetra që më ra në sy te Azem Vllasi ishte fakti se ai ende edhe deri në moshën e tij të shtyrë 80-të vjeçare, jo vetem që e donte Josip Broz Titon, por duke folur për të edhe kalonte deri në ekstazë. Por cilin Titë po e donte e lavdërone Vllasi? Ai po e donte e lavdëronte atë Titë që:

*Në nentorin e vitit 1944 ka sjell në Kosovë rreth 40-të mijë forca parizano-çetnike serbe dhe malazeze, të cilat gjatë viteve 1944-1945 kanë vrarë në Kosovë e Vise të saj disa mijëra shqiptarë;

* Atë Titë që në shkurtin e vitit 1945 e vuri Kosovën nën regjim të hekurtë ushtrak, për t`ia anekesuar Kosovën nën tytat e armeve Serbisë dhe Jugosllavisë;

* Atë Titë që me 10 korrik të vitit 1945 në „Mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosovës“, duke i kërcënuar deputetët shqiptarë me grykat e armëve, Kosovën ia ka aneksuar Serbisë dhe Jugosllavisë;

* Atë Titë që në vitin 1953 në takimin që ka pasur me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Fuad Kyperli-un në qytetin e Splitit, e ka përtri traktatin e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, të miratur në vitin 1937 në mes të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë. Ka qenë përtrirja e atij traktati që ka quar në shpërnguljen e rreth 250 mijë shqiptarëve nga Kosova në Tuirqi brenda viteve 1953-1956, nga 750 mijë shqiptarë sa ka pasur asokohe në Kosovë;

* Atë Titë që Ministrit të Brendshëm të ish-Jugosllavisë, serbit Aleksander Rankoviq, ia ka lënë të lira duart për të ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë e Vise të saj terror shtetëror të paparë.

* Dhe Vllasi po e donte dhe lavdëronte atë Titë që edhe në vitin 1979, kreut të Ushtrisë së Jugosllavisë në Karagjorgjevo i ka thënë se, Kosova duhej të vendosej sërish nën regjim ushtarak si në shkurtin e vitit 1945.

Vllasi edhe përkundër faktit se i di të gjitha veprimet e tilla antishqiptare të Titos, ai sërish Titon e donte, e lavdëronte dhe e kujtonte atë me nostalgji e mall! E para, pse Jugosllavia e Titos e ka bërë atë Kryetar të Lidhjes së Rinisë të Jugosllavisë, dhe e dyta, pse Vllasi duke qenë kryetar i Lidhjes së Rinisë të Jugosllavisë, ka qendruar ulur krah Titos në stadiumin e futbollit në Beograd me rastin e festimit të ditëlindjes së Titos. Vllasi në Jugosllavinë e Titos ka shkëlqyer. Por pikërisht ai shkëlqim atij ia ka verbuar mendjen dhe sytë deri në kohet e sotme.

Mëtej Vllasi në intervistat e tij dhënë Veton Surroit është shprehur se Titoja ka tri merita te mëdha:

E para, pse e ka larguar nga pushteti ministrin e brendshëm të Jugosllavisë, serbin Aleksandër Rankoviqi, i cili po të mbetej në pushtet do t`i terrorizonte shqiptarët edhe mëtej:

E dyta, pse e ka shkëputur Jugosllavinë nga Bashkimi Sovjetik i Stalinit, sepse po të mbetej Jugosllavia një vend me parimet e socializmit rus, ajo sipas Vllasit do t`i shtypte shqiptarët edhe më shumë, dhe

E treta, pse Titoja Kosovës dhe Vojvodinës iu ka ka dhënë autonomi të gjerë, duke i bërë ato me kushtetutën e vitit 1974 jo vetëm pjesë të Serbisë, por njëkohësisht edhe pjesë të Jugosllavisë.

Është e vëtet se Titoja ka qenë meritor për tri veprimet e tij të përmendura më lart, por po ashtu është e vërtetë se ai ato veprime nuk i ka bërë për interesat e shqiptarëve, por i ka bërë për interesat e tij personle dhe për ruajtjen e ekuilibrave të brendshëm të Jugosllavisë.

Ai e ka larguar nga pushteti Rankoviqin sepse Rankoviqi ka dashur t`ia marr pushtetin. Krahinës së Kosovës dhe krahinës së Vojvdodinës me kushtetutën e vitit 1974 iu ka dhënë autonomi të gjerë, për ta dobësuar Serbinë për shkak të synimeve të saj hegjemoniste ndaj gjithë Jugollavisë.

Te dy veprimet e Titos të përmendura më lartë për shqiptarët nuk kanë qenë tjetër, veçse një fat në fatkeqësi dhe asgjë më shumë! Nuk thuhet kot se „Kur zihen agallarët fitojnë fukarenjt!“

Por e keqja më e mdhe e Vllasit ishte se ai sërish si edhe në të kaluarën e mohonte rolin progresiv të demonstratave të vitit 1981 dhe të viteve në vazhdim për bërjen e Kosovës Republikë, duke thënë se ato kanë qenë të panevojshme dhe të dëmshme për shqiptarët dhe Kosovën.

Kështu, derisa Serbi-Jugosllavia demonstratat e viteve të 80-ta për bërjen e Kosovës Republikë, i ka shpallur si ngjarje kundërrevolucionare, shqiptari Azem Vllasi i shpallë ato të panevojshme dhe të dëmshme, duke e mohuar ai kësisoj një copë histori të lavdishme të kombit shqiptar, të bërë gjatë vitve të 80-ta të shekullit të 20-të.

Nga ana tjetër, derisa Serbia Luftën Çlirimtare të Kosovës të bërë nga UÇK-ja gjatë viteve 1998-1999, e ka shpallur si luftë terroriste të separatistëve shqiptarë, protagonistët e një kalse tjetër politike luftën Çlirimtare të UÇK-së, e kanë vlerësuar jo vetëm të dëmshme dhe të panevojshme, por edhe e kanë venë atë në dyshim sikur gjoja prapa saj kanë qendruar shërbimet sekrete të Serbisë.

Kështu, shqiptarëve nuk ua kanë nxirë e zhvlerësuar përpjekjet dhe luftërat për çlirim vetëm armiqtë e tyre, kundër të cilëve ata kanë vepruar e luftuar, por atyre ua ka mohuar, zhvlerësuar dhe njollosur përpjekjet dhe luftërat për çlirim, edhe ajo pjesë e shqiptarëve që vetë nuk ka marr pjesë as në përpjekje e as luftëra për çlirim! Krejt kjo prej zilisë, smirës, gjelozisë, mediokritetit, meskinitetit, provincializmit, primitvizmit mesjetar dhe, herë pas here edhe për shkak të tradhëtisë.

Kontrolloni gjithashtu

GAP publikon raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”

GAP publikon raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”

Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”, i cili …