Në prag të Vitit të Ri 2026, drejtoresha komunale e arsimit në Viti, Arta Ajeti, ka vizituar sot fëmijët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Viti, duke ndarë në emër të komunës së Vitisë dhurata për ta. Përveç kësaj çerdhe është bërë me dije se dhurata do të ndahen edhe për fëmijët e paraleles së ndarë në Çifllakë dhe Drobesh të komunës së Vitisë.