U mbajt Takimi me Biznese nga Diaspora

Në Ferizaj u mbajt Takimi me Biznese nga Diaspora, i organizuar nga Komuna e Ferizajt përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Ky takim mblodhi përfaqësues të bizneseve nga diaspora dhe vendi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e mundësive për investime dhe zhvillim ekonomik lokal.

Të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Balton Dërguti, i cili theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt dhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …