Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami priti në takim kryetarin e shoqatës së gjahtarëve “Shqiponja” Jusuf Idrizin

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami priti në takim kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Shqiponja”, Jusuf Idrizi njëherit edhe menaxher i vendgjuetisë së përbashkët “Ferizaj”. Në këtë takim u diskutua për bashkërendimin e veprimeve pas situatës së krijuar në vend pas shfaqjes së sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrave. Në territorin e Komunës së Ferizajt ende nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje por që drejtori Bajrami kërkoi angazhim maksimal nga kryetari i shoqatës me qëllim që të raportohen të gjitha rastet e hasura në terren nga rojet e gjahut me theks të veçantë rastet e ngordhjes së ndonjë derri të egër. Për të gjithë qytetarët që hasin në ndonjë rast të tillë AUV ka prezantuar një numër ku duhet të raportohen rastet në numrin pa pagesë 0800 500 95.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …