Drejtori Burim Bajrami vizitoi përfituesit e serrave

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt po vijon me mbështetje të fuqishme për bujqit e fermerët ferizajas. Sot, drejtori i kësaj drejtori, Burim Bajrami doli në vizitë në terren, tek përfituesit e serrave prej 300m2 ku numri i përfituesve është 10 dhe për serrat 50m2 ku numri i përfituesve është 139, për të parë nga afër montimin e këtyre serrave për përfituesit e vitit 2023, për të cilët tha se do të vazhdoj mbështetja me qëllim lehtësimin e rritjen e mundësive për veprimtarinë e tyre bujqësore.

May be an image of 2 people, cold frame and seedlings

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …