Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj ka pritur në takim përfaqësues të FSK-së

 Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj dhe bashkëpunëtor të tjerë të AMMKM-së pritën në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Veli Murati- Nënkolonel; z. Ismet Shala – Rreshter dhe z. Bashkim Mustafaj – Rreshter, si dhe të deleguarin e Institutit për Mjekësinë Ligjore z.Bashkim Kameri. Në takimin e mbajtur në ambientet e AMMKM-së z.Naser Pacollin, mes përfaqësuesve të të tria institucioneve u diskutua lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucionale si domosdoshmëri për realizimin e procedurave të nevojshme lidhur me zhvarrosjen dhe rivarrimin e disa prej veteranëve në Kompleksin Memorial në Kleçkë, në të cilin Kompleks Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është duke kryer punimet në rregullimin e varrezave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale do të vazhdoj përkushtimin e saj në bashkëpunim adekuat ndërinstitucional si dhe në nderimin e projekteve të cilat pasqyrojnë në formën e duhur të kaluarën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …