Driton Gashi

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi u detyrua të japë dorëheqje nga posti

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi i ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.  Dorëheqja e Gashit vjen pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për dorëheqje nga detyra e shefit të AKI-së si dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars. Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Rryma drejt një tjetër shtrenjtimi: Qeveria Kurtit përballë rritjes së katërt të tarifave në një mandat

Zyra e Rregullatorit për Energji, tashmë e ka në tavolinë aplikimin për rritje të tarifave …