Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj doli për të parë nga afër punën, angazhimin dhe nevojat që ka fermeri Arbër Lohaj nga fshati Mirash i cili ka të mbjellë sipërfaqe me serrë prej 32 ari,të mbjellura me 35 mijë fidane marulle më 5 janar e të cilat do të jenë të gatshme për treg nga 20 marsi. Arbëri dhe fermerët ferizajas kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në ngritjen e serrave,dhomave ftohëse mekanizimit bujqësor, përkrahje kjo që do të vazhdoj edhe më tutje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
