Drejtori  i DKA-së, Bekim Vishaj priti në takim zyrtarët policor nga Stacioni i Policisë në Deçan

Kujdesi dhe siguria e nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Deçanit, është një nga çështjet më të rëndësishme për të cilën Komuna e në veçanti Drejtoria për Arsim tregon përkushtim të veçantë. Kështu, Drejtori  i DKA-së, Bekim Vishaj priti në takim zyrtarët policor nga Stacioni i Policisë në Deçan, Adem Çeku dhe Murteza Lekaj. Temë e bisedës ishte siguria në institucionet shkollore dhe evitimi i dukurive negative.

Bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë vazhdon të jetë i rregullt!

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …