Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve. I pranishëm në takim ishte nënkryetari Sami Cacaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Hajdar Sutaj dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Deçanit. Në takim u shqyrtua rendi i ditës dhe si çdoherë pati diskutime të ndryshme, ku Drejtorët paraqitën planet e tyre të punës të cilat po synojnë t’i realizojnë në afatet e caktuara kohore. Ndër temat e diskutimit ishte edhe ecuria e planifikimit për mbajtjen e manifestimit  ”Epopeja e Dukagjinit”, i cili do të mbahet për nder të 24-vjetorit të 24 Marsit 1998, manifestim ky në nderim të luftës së lavdishme të UÇK-së, betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj, e njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999, ndërhyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve pritet të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …