Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt ka mbajtur diskutim publik

Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt ka mbajtur sot diskutimin publik lidhur me draft-Statutin e QKMF-së, në të cilin kanë marrë pjesë njerëz profesionistë të fushës, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Në këtë takim publik është diskutuar për draft-Statutin, si dokument kryesor i funksionimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku janë dhënë komente dhe sugjerime nga ana e pjesëmarrësve të diskutimit publik, e të cilat do të përfshihen në versionin përfundimtar të dokumentit në fjalë. Pas këtij procesi, draft-Statuti do të dërgohet në Kuvendin Komunal, për miratim përfundimtar nga anëtarët e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …