Brickos

Selim Halil Berisha (3.6.1950 - 20.3.1999)

Selim Halil Berisha (3.6.1950 – 20.3.1999)

Njëri prej atyre që flijuan jetën në themelet e lirisë së Kosovës, duke luftuar e rezistuar sipas shembullit të heroizmit të figurave, epike, Oso Kuka, Ahmet Delia, Demë Ahmeti, Tahir Meha e të tjerë, është edhe dëshmori Selim Berisha. Më 20 mars të vitit 1999, në mëngjes, forcat militariste serbe, të cilat ndërmarrin ofensivë për shpërnguljen e shqiptarëve me qëllim të spastrimit etnik, rrethojnë fshatin Drenofc, rreth 10 kilometra në veriperëndim të Prishtinës. Ato urdhrojnë popullsinë shqiptare të largohet nga shtëpitë e veta. Kishte vetëm një orë prej që Selimi kishte rënë në gjumë, pas mbarimit të orarit të rojës gjatë natës. Ende pa bërë një sy gjumë, atë e zgjon lajmi për rrethimin e fshatit. Brof në këmbë dhe sheh situatën e krijuar.

Popullsia e fshatit ishte trazuar. Situata impononte vetëm një aiternativë: t’i bindeshe urdhrit të kriminelëve serbë për largim kokulur, i nënçmuar e i torturuar nga shtëpia jote, ose të rezistoje burrërisht me armë në dorë, deri në minutën e fun-dit të jetës, duke u treguar kriminelëve serbë se jeta dhe atdheu i shqiptarit kanë kuptim të barasvlefshëm. Selimi kishte zgjedhur pjesën e dytë të alternativës: të çonte në vend betimin, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se me pushtuesin do të shkëmbente vetëm zjarrin e armëve. Pasi urdhron vëllezërit, Hajdinin, Rrahimin, Milazimin e Qazimin, si dhe bashkëshorten, Xheziden, me fëmijët: Agronin, Antigonën, Liridonin e Fidanin, të largohen nga shtëpia e nga vija e zjarrit, vendos të qëndrojë në shtëpi, e t’i japë asaj përmasat e kalasë, nga frengjitë e së cilës do të zbrazë municionin që kishte, mbi forcat e pushtuesit. Barrikadohet në një pozicion të përshtatshëm të katit të dytë dhe pret të afrohen këto forca. Rreth orës 11 e 30, qindra këmbësorë serbë i afrohen shtëpisë së Selimit. Në atë çast, mbi ta shkrep automatiku i tij. Shkëmbimi i zjarrit vazhdon derisa pushojnë krismat e automatikut të Selimit. Shtëpinë e tij e godasin edhe grantat e topave. Pushtuesi dëshmoi ligësinë e tij kriminale, duke angazhuar formacione të tëra ushtarake në luftimet kundër një luftëtari shqiptar.
Më 22 mars të vitit 1999, trupi i dëshmorit Selim Berisha u varros në varezat e fshatit Drenofc. Ndonëse ky dhe fshatrat përreth ishin të boshatisura, në varrim shkuan shumë pjesëmarrës, nga të gjitha anët e kësaj treve. Selim Berisha ka lindur më 3 qershor të vitit 1950, në fshatin Drenofc të komunës së Prishtinës. Prindërit, Halili e Hata, rritin fëmi-jët e tyre (Hajdinin, Rrahimin, Milazimin, Selimin, Qazimin dhe Hajrinë) në kushte të skamjes ekonomike. Shkollën fillore e kryen në fshatrat Barilevë e Breznicë. Pastaj e regjistron Shkollën Normale në Prishtinë. Në vitin shkollor 1971/72, në klasën e katërt, zhvendoset nga shkolla normale “Milladin Popoviq” e Prishtinës, në atë “Hasan Prishtina” të Mitrovicës.

Në Mitrovicë pritet mirë nga shokët e klasës dhe së shpejti formon rreth të gjerë shokësh. Ishte nxënës i mirë e i dallu-ar edhe në aktivitete të lira. Merrej me krijimtari letrare. Shkruante poezi me motive patriotike e shoqërore, prandaj anëtarësohet në grupin letrar “lbe Palikuqi” të shkollës normale të Mitrovicës. Si anëtar i grupit letrar “lbe Palikuqi”, në atë kohë do të ketë rast të njihet edhe me Hamëz Jasharin.

Ata i njofton daja i hamzës, Bajram Geci nga Llausha, i cili ishte shok shkolle me Selimin. Bajrami i kishte ftuar Selimin të marrë pjesë në një program kulturo-artistik,në Skënderaj, me ç’rast njihet me Hamzën, i cili me plis të bardhë në kokë, luan një rol skenik. Për ta nderuar mikun nga Prishtina (Selimin e prezenton Bajram Geci si mik nga Prishtina), Hamza ia dhuron Selimit një libër me poezi të Filip shirokës e të Luigj Gurakuqit. Këtë libër kujtimi të nënshkruar nga Hamza, Selimi va tregon vëllezërve, anëtarëve të familjes e miqve, me rastin e marrjes së lajmit për rënien e Hamzës, në epopenë e 5, 6, e 7 mar-sit të vitit 1998 në Prekaz. Kjo epope, Selimit ia shton pezmin e urre-jtjes kundër pushtuesit serb, por njëkohësisht edhe vendosmërinë për ta luftuar këtë pushtues. Pas mbarimit të shkollës normale, në vitin 1973/74, Selimi merr ditarin në dorë dhe fillon misionin e edukatorit të brezave të rinj, në shkollën fillore “Ali Kelmendi” të Barilevës. Në këtë shkollë, katër vjet me radhë, nxënësve ua mëson lëndën e biologjisë. Pastaj kalon në ciklin e klasëve të ulëta dhe ndërkohë, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ndjek studimet në lëndën e historisë, pa shkëputje nga puna.

Studimet në degën e historisë i mbaron në vitin 1983, ku vazhdon të punojë me zell me nxënësit, të cilëve ua shp-jegon historinë kombëtare, duke u përqendruar te momentet më të rëndësishme të saj. I donte dhe i çmonte shumë nxënësit, por edhe nxënësit e nderonin shumë atë. Këtë nderim për mësimdhënësin e tyre, nxënësit e tij e shprehën me ndjenja të derdhura në vargje e në prozë kushtuar dëshmorit Selim Berisha. Nxënësja e klasës së pestë të shkollës fillore “Ali Kelmendi” të Barilevës, Shpresa Januzi, në Ditën e Mësuesit, ia kushton këtë poezi mësimdhënësit dëshmor Selim Berisha:

Arsimtarit të lirisë

Në këtë 7 mars

në këtë ditë të mësuesisë

të përkujtojmë arsimtar i dashur

Flakadan i lirisë.
Trimat që luftuan

Ata nuk harrohen

Arsimtarët dëshmorë
Gjithmonë do të përkujtohen.

Arsimtari Selim,

Sot jemi pranë varrit tënd

Zgjohu ta kremtojmë 7 Marsin

Arsimtarë dhe nxënës.
Përulemi para varrit

Dhe ndihemi krenarë

Që patëm fatin

Të të kemi arsimtarë.

Se ç’dashuri kishte për nxënësit e tij, por edhe dhembshuri për gjendjen në të cilën ndodheshin ata nën robërinë serbe e nën kërcënimin e vazhdueshëm të policisë kriminele serbe, dëshmon edhe poezia të cilën, dëshmori Selim Berisha ua kushton atyre disa javë pra rënies:

Nxënësve të mi
I shikoj nxënësit e mi

Të gjithë si molla në degë

Në zemër diç më djeg

Çfarë fati do t’i pret.
Bisha e Karpateve

po i ngul dhëmbët gjithkund

Edhe në pëllumbat e bardhë

Që janë ardhmëria jonë.

Unë jam këtu

Dhe këtu do të gjendem

Do t’i mbroj me krih

Do t’i fus nën sqetull.

Dëshmori Selim Berisha kishte një karakter të fortë, me të cilin shquhet qysh si fëmijë. Në shpirtin e tij kishte pastërti e guxim. Urrente padrejtësinë dhe paudhësitë e ndryshme. Këto virtyte do të jetësohen edhe në konstruksionin e tij shpirtëror e fizik, energjik në sjellje e i palodhshëm në punë. Energjinë, vrullin dhe dinamizmin e tij shpirtëror, i shfaq sa herë do të jetë e nevojshme të mbrohet e drejta, dinjiteti dhe liria kombëtare e popullit shqiptar. Si i tillë, asnjë ngjarje apo lëvizje me rëndësi kombëtare në Kosovë, Selimin nuk e lë anash. Demonstratat politike të vitit 1968, atë e gjejnë nxënës të vitit të dytë të shkollës normale. Ai, i entuziazmuar nga fuqia e masës demonstruese, edhe vetë merr pjesë në to, pa u hamendur. Merr pjesë edhe në demonstratat e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit të vitit 1981, kur rinia studentore aktualizoi kërkesën politike për baraz-shtetërore të Kosovës me pjesët e tjera të ish-federatës jugosllave. Më 27 mars të vitit 1989, në Kosovë, e dirigjuar nga politika serbomadhe, ndodhi ndërhyrje e përgjakshme e policisë jugosllave kundër demonstruesve shqiptarë në shumë qendra të Kosovës. Demonstruesit protestonin kundër heqjes së autonomisë së deri-etëhershme të Kosovës dhe vënies së saj në pozitën e kolonisë klasike. Selimi, sërish do të jetë pjesë e këtyre vëlimeve popullore. Në këto demonstrata, u vra kushëriri i tij, i riu, Sevdat Berisha. Rënia e Sevdatit, Selimin e bën edhe më të vendosur për ta luftuar pushtuesin serb, prandaj momenti i luftimit të këtij pushtuesi arriti me formimin e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në korrik të vitit 1998, te Selimi arrijnë disa pjesëtarë të UÇK-së, të prirë nga miku i vëllait të tij, Qazimit, Sokoli. Ata diskutojnë me të lidhur me angazhimin në radhët e UÇK-së. Në atë rast, pas bisedës, Selimi thotë: Që nga sonte më numëroni pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim merr detyra të caktu-ara për sigurimin e informatave dhe kontrollimin e lëvizjeve të armikut në trevën e fshatrave përreth. Dëshmori Selim Berisha nuk ishte vetëm edukator i zell-shëm, por edhe krijues i mirë. Në trashëgiminë e tij krijuese bëjnë pjesë disa skica në formë të eseve me temë sociale e politike. Në mesin e tyre janë shkrimet me titull “Popullit duhet t’i thuhet e vërte-ta”, “Djaloshi në rrugën e raprezalieve”, “Do të vijë koha kur Kosova do t’i shkëpusë prangat e robërisë” e të tjera. Ka lënë edhe një numër vjershash, po ashtu me motive poli-tike e patriotike, siç janë: “Kosovë ta falsha gjakun”, Dotë vijë një ditë”, “Nuk do të vdes” e të tjera. Me bindjen absolute se, siç e titullon edhe shkrimin e tij, do të vijë koha kur Kosova do t’i shkëpusë prangat e robërisë, dësh-mori Selim Berisha, më 20 mars të vitit 1999, bie në fushën e nder-it; për Kosovën, për lirinë. Me vendimin e Komisionit të Zonës së V-të Mbrojtëse të TMK-së, i nënshkrur nga komandanti, gjeneralmjori Rrahman Rama, më 19.3.2001, në bazë të dëshmive të prezentu-ara nga komanduesit e njësiteve, komandantët e brigadave dhe pjesëtarët e UÇK-së, Selim Berishës i është njohur statusi i dëshmorit të kombit. (N. M.)

Kontrolloni gjithashtu

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965,  në Arbanë …