Idriz Halil Balaj (8.8.1952 - 26.9.1998)

Idriz Halil Balaj (8.8.1952 – 26.9.1998)

Dëshmori, Idriz Balaj, u lind me 8 gusht të vitit 1952, në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës, në një familje bujare e atdhetare. Idrizi, qysh në rini ishte frymëzuar me ndjenja atdhetare. Ishte punëtor dhe i përgjegjshëm, i respektuar dhe i interesuar për angazhime të ndryshme shoqërore.
Babai i Idrizit, Halili dhe nëna Vahidja kanë lënë tre trashëgimtarë: Muhametin, Bahtijen dhe Idrizin, i cili shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, në Kijevë.
Ne vitin 1975 Idrizi martohet me Razë Gashin-Balaj me të cilën pati gjashtë bij e bija: Halilin, Ilirin e Kushtrimin si dhe bijat: Dëshirën, Miniren dhe Edonën.
Ne kohën kur pushtuesi serb shtriu administratën civile, policore dhe ushtarake në tërë territorin e vendit tonë dhe kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po kryente me sukses aksione të njëpasnjëshme kundër ushtrisë dhe policisë serbe, qysh në vitin 1997, Idriz Balaj u inkuadrua në radhët e luftëtarëve, të cilët më vonë do t’i takonin Brigadës 113-të të Zonës Operative të Drenicës, te cilën e drejtonte Komandanti emblematik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkëluftëtari i Legjendarit Adem Jashari.
Me 21-22 janar të vitit 1998, Idriz Balaj me disa bashkëluftëtarët e tij shkon në Shqipëri me qëllim për t’u pajisur me armë e municion.
Gjatë luftës së UÇK-së, sidomos në zonën e Drenicës kishte marrë pjesë në shumë beteja. Më 24 mars të vitit 1998 ka marrë pjesë në aksionin strategjik mbi postbllokun famëkeq të policisë serbe, në Kijevë. Po ashtu, ka marrë pjesë edhe në betejën mbi fshatin Dollc, që shtrihet në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku trimat e UÇK-së asokohe ia kishin bllokuar rrugën pushtuesit duke e mbajtur të ngujuar gjatë 24 orë luftimesh të pandërprera. Në atë aksion të guximshëm kishte rënë dëshmor edhe bashkëluftëtari Idrizit, luftëtari i njohur i lirisë, Mehmet Haxhaj. Idrizi ka vazhduar luftimet nga beteja në betejë, në istikamet e luftës çlirimtare, në tri ndër bastionet më të pathyeshmet e luftës në atë kohë, në Likovc, Abri e Llaushë të Drenicës por edhe në vende të tjera ku ishte shtrirë lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas betejës së Likocit, të shtatorit të vitit 1998, Idriz Balaj shkon për ta vizituar familjen e vet që ishte në kushte dhe rrethana lufte. Atë natë qëndroi tërë kohën me fëmijët dhe familjarët e tij dhe në mëngjes largohet herët duke u përshëndetur me gjithë. Ajo ishte ndarja e tij e fundit nga familjartët.
Me 26 shtator të vitit 1998 Idrizi ra në pritë të forcave serbe në grykën e Vuçakut, së bashku me bashkëluftëtarët Sylë Balaj dhe Milazim Balaj.
Në vendin e quajtur “Vuçak” tani valon flamuri kombëtar mbi lapidarin e lirisë, ku janë skalitur emrat e këtyre tre dëshmorëve, ndërsa trupat e tyre prehen përjetësisht në varrezat e fshatit Gllarevë. (A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 - 28.9.1998)

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 – 28.9.1998)

Dëshmori Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të …