Time Kadrijaj pas evakuimit nga Kuvendi: Nuk besoj që ka kërcënim real, ndoshta telefonatë e qëllimshme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas evakuimit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi me bombë. Në një deklaratë për media, ajo tha se nuk beson që bëhet fjalë për ndonjë rrezik real, por ndoshta për një telefonatë të qëllimshme për t’i larguar deputetët nga seanca. Sipas saj, nuk është marrë asnjë informatë zyrtare nga stafi i Kuvendit, përveç urdhrit që të largohen nga objekti. “Është e pakuptimtë çka po ndodh. Ndoshta ndonjë telefonatë e qëllimshme me i largu deputetët. Nuk besoj që ka diçka serioze”, u shpreh Kadrijaj. Ajo shtoi se respektoi udhëzimin për evakuim, por theksoi se nuk ka ndërmend të frikësohet dhe është e gatshme të kthehet sapo të jepet leja nga autoritetet.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …