Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, ja dënimet për të akuzuarit e tjerë

Prokuroria ka kërkuar dënime me burgim për të akuzuarit në rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë, duke propozuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tri vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Hajredin Kuçin. Sipas kërkesës së Prokurorisë, këto dënime lidhen me akuzat për pengim të drejtësisë në rastin që po shqyrtohet në Hagë. Aktakuza në këtë rast përfshin Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, ndërsa kërkesat për dënime janë paraqitur gjatë deklaratave përfundimtare të Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …