Dreka zyrtare nga 50 deri në 5000 euro – shpenzimet marramendëse të Kuvendit në vitin 2024

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 3.7 milionë euro gjatë vitit 2024 për 120 deputetët e tij, me pjesën dërrmuese të buxhetit që ka shkuar për paga – rreth 3.3 milionë euro. Sipas të dhënave të siguruara nga “Interaktiv Talks”, një pjesë tjetër e buxhetit, afro 400 mijë euro, është shpenzuar për kategori të tjera si mallra dhe shërbime, përfshirë bileta avioni, akomodime, mbushje telefonike dhe mëditje. Veçanërisht kanë rënë në sy shpenzimet për dreka zyrtare, që kanë arritur shifrën e 79 mijë e 177 eurove. Drekat kanë variuar nga ato simbolike, si një drekë prej 50 eurosh e organizuar nga Saranda Bogujevci për Ambasadorin e Britanisë dhe ministrin Hajrullah Çeku, deri te rastet shumë më të kushtueshme – përfshirë një drekë për delegacionin e Frankofonisë me faturë prej 5249 euro për 100 persona. Shpenzime të tilla po nxisin debat publik për transparencën dhe arsyeshmërinë e përdorimit të parasë publike në institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 35-të, konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Tentativa e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, më 21 …