leoni

Drenasi shpalli “Qytetar Nderi të Komunës", zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Drenasi shpalli “Qytetar Nderi të Komunës”, zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Kuvendi Komunal i Drenasit, në një mbledhje solemne ka shpallur “Qytetar Nderi të Komunës”, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. Kryeministri Ramush Haradinaj, që ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se ndarja e këtij çmimi për Wieland është nder për popullin e Kosovës. Ai ka falënderuar Wieland që ka ndarë kohën që të vizitojë Kosovën duke siguruar mbështetje për rrugën evropiane për shtetin më të ri në Evropë. Wieland, në një fjalë rasti pasi mori çmimin, tha se ndihet i nderuar e mbivlerësuar, duke shtuar se nga sot është obliguar për të intensifikuar punën për këtë komunë. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci  po ashtu tha se ata presin që BE-ja t’i hapë dyert për liberalizimin e vizave, duke i kërkuar atij që të bëjë çmos bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, për ta ndihmuar popullin e Kosovës drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …