Dritëro Arifi: Kriza politike po e izolon Kosovën në arenën ndërkombëtare

Mungesa e një qeverie me legjitimitet të plotë po ndikon drejtpërdrejt në stagnimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare – kështu ka vlerësuar njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi. Politika e jashtme është pasqyrë e asaj të brendshme, ndaj pa stabilitet institucional nuk mund të pritet përparim diplomatik. Tani nuk kemi qeveri legjitime dhe as një parlament funksional. Kjo vërehet edhe nga hezitimi i ambasadave të Quint-it për të bashkëpunuar apo për të dërguar sinjale mbështetëse,” tha Arifi, duke shtuar se “askush nuk i shkon në zyrë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”. Sipas tij, mungesa e një qeverie funksionale dhe e konsensusit të brendshëm për prioritetet kombëtare po e izolon Kosovën dhe po ndikon që vendi të mos ketë avancim në proceset integruese. “Një shtet i vogël që nuk ka qeveri legjitime, nuk ka si të arrijë përparim në arenën ndërkombëtare. Kur jemi të përçarë brenda, është e pamundur të kemi ndikim jashtë,” theksoi ai.  “Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht shtetet e Quint-it, presin qartësi dhe stabilitet nga ne. Por mungesa e një konsensusi të brendshëm për drejtimin që duhet të marrë vendi ka krijuar pasiguri,” tha ai, duke kujtuar se marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-të janë jetike për Kosovën. Sipas tij, pa stabilitet politik nuk mund të ketë as integrim evropian e as bashkëpunim të qëndrueshëm me SHBA-në. “Shqipëria ka avancuar sepse ka lëvizur në dy drejtime – teknik dhe politik. Ne në Kosovë kemi pasur bazamente më të mira, por prioritetet e gabuara dhe krizat e brendshme na kanë lënë pas,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Nuk do të ndaj fonde për kryetarët që “nuk punojnë ose vjedhin”

Në hapje të fushatës për balotazh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se …