Duda Bala

Duda Bala kërkon të mbrohen vendet e garantuara për boshnjakët e komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Bala ka bërë thirrje që të mbrohen vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës. Ajo thotë se dikush po mundohet të uzurpojë ato vende të garantuara edhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Duda Bala u ka bërë thirrje edhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problem. “Ne u bëjmë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse askush nuk ka të drejtë të shtrembërojë brutalisht vullnetin elektoral të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë”, shkruan ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …