Duda Balje

Duda Balje: Nuk do ta votoj Glauk Konjufcën për mandatar

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për formimin e qeverisë së re, duke konfirmuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar nga ai i mëparshmi. Balje sqaroi se pas takimit me presidenten Osmani, partia e saj ka marrë vendim të qartë kundër mbështetjes së Konjufcës, ndërsa çdo komunikim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje është ndërprerë. “Ka qenë shumë e qartë që prej takimit me presidenten – e gjithë partia ka deklaruar kundër. Ne jemi dy deputetë që nuk kemi thënë drejtpërdrejt ‘po’. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk kam asnjë arsye për të dhënë përkrahje,” tha Balje. Deputetja po ashtu bëri të ditur se një funksionar i VV-së kishte kontaktuar zëdhënësin e saj për t’i komunikuar se bashkëpunimi mes tyre ka përfunduar. “Në kontaktin e fundit me një funksionar të VV-së që ka thirrë zëdhënësin tim, i kanë thënë se ka përfunduar bashkëpunimi dhe se ata nuk duan të bashkëpunojnë me mua. As unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk jap përkrahje,” deklaroi ajo. Në fund, Balje theksoi se Glauk Konjufca vetë nuk i ka kërkuar votën, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur asnjë tentativë për marrëveshje politike ndërmjet palëve.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

ZRrE miraton mbi 80 licenca dhe autorizime të reja në sektorin e energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka mbajtur mbledhjen e saj të dhjetë për këtë vit, …