Dukagjin Pupovci: Inspektorati ka filluar disa procedura gjyqësore për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Dukagjin Pupovci: Inspektorati ka filluar disa procedura gjyqësore për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Zëvendës-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologji, Dukagjin Pupovci është cituar të ketë deklaruar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Komunën e Prishtinës është bërë në mënyrë të  jashtëligjshme, prandaj Inspektorati i Arsimit ka iniciuar procedura gjyqësore rreth kësaj çështje. Inspektorati ka urdhëruar Komunën e Prishtinës të mos e zbatojë vendimin që kanë marr si komunë, por që një gjë të tillë ata nuk e kanë zbatuar. Ai nëpërmjet kësaj konference ka kërkuar nga mësimdhënësit e Gjimanzit “Sami Frashëri” në Prishtinë që të mos e bojkotojnë mësimin siç kanë bërë gjatë kësaj jave, por t’i kryejnë obligimet e tyre dhe të presin reagimin e organeve të drejtësisë, pasi Inspektorati ka marr vendim dhe e ka urdhëruar Drejtorin Komunale në Prishtinë që këto vendime të mos zbatohen. Duhet ta dimë edhe një gjë, përzgjedhja e drejtorëve është kompetencë e komunës edhe atëherë kur e bënë në mënyrë të jashtëligjshme kontestimit bëhet në mënyrë ligjore të presin që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vetë sepse zgjidhje tjetër kjo çështje nuk ka, ka saktësuar, Dukagjin Pupovci.

Kontrolloni gjithashtu

171 milionë euro për rajonin, zero për Kosovën

Komisioni Evropian ka ndarë 171 milionë euro për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes …