leoni

Dushan Janjic: Vetëvendosje dhe Lista Serbe ndajnë të njëjtin qëllim – mbajtjen e krizës institucionale në Kosovë

Analisti politik serb, Dushan Janjiç, ka deklaruar se humbësit më të mëdhenj të krizës parlamentare në Kosovë janë Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Lista Serbe, të cilat – sipas tij – ndajnë të njëjtin qëllim politik: mbajtjen e vendit në një gjendje krize institucionale. Janjiç thekson se mos zgjedhja e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb, si kusht për konstituimin e Kuvendit, ka sjellë bllokim institucional, duke dëmtuar si Vetëvendosjen, ashtu edhe Listën Serbe. “Lista Serbe dhe Kurti janë humbësit kryesorë në këtë lojë politike, ndërsa Beogradi do të jetë humbësi katastrofal kur të bëhet bilanci”, deklaroi ai për gazetën Danas. Sipas analistit, qëllimi i përbashkët i Kurtit dhe Listës Serbe është zvarritja e procesit deri në zgjedhje të reja dhe krijimi i një qeverie teknike, duke mbajtur Kosovën në krizë institucionale të paktën deri në nëntor, ndoshta edhe më gjatë. Janjiç u shpreh se opozita e Vetëvendosjes ka treguar deri tani forcë në bllokimin e kandidatëve për kryetar të Kuvendit, ndërsa Kurti vetë nuk është treguar i ngutur. “Sipas mendimit tim, qëllimi i kreut të VV-së është të qeverisë në një situatë të jashtëzakonshme në Kosovë për rreth një vit e gjysmë,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Jana Arsovska të shpallet Persona Non Grata, bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike

Ish inspektori i Përgjithshëm Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka shkruar se duhet …