Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Rama, kryetari i Shqipërisë, Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri. Begaj ka dekretuar shkarkimin e Taulant Ballës,  ministër i Brendshëm, Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes, ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kreu i shtetit dhe ka dekretuar emërimin e 3 ministrave të rinj, Ervin Hoxha ministër  i Brendshëm, Pirro Vengu i Mbrojtjes, Petrit Malaj i Financave, si edhe emërimin e Taulant Ballës, ministër Shteti për marrëdhëniet me Parlamentin. Ndryshimet në qeveri do të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …