Dy projekte kapitale në Bashkësinë Lokale të Turiqecit

Në Komunën e Skenderajt po vazhdojnë investimet publike nëpër bashkësi lokale dhe fshatra. Së fundmi kanë filluar të realizohen dy projekte kapitale në fshatin Turiqec – ndërtimi i trotuarit Turiqec – Burojë në gjatësi prej 1,700 metra, si dhe salla e sportit afër shkollës fillore “Abedin Rexha”.

Fillimin e punimeve për ndërtimin e trotuarit e kanë inspektuar kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, znj.Sanije Ahmeti me zyrtarë të drejtorisë.

Këto projekte kapitale kanë qenë kërkesa të banorëve të fshatrave të bashkësisë lokale të Turiqecit, gjatë ciklit të dëgjimeve buxhetore vitin e kaluar.

Investimi i Komunës në ndërtimin e trotuarit përgjatë segmentit rrugor që lidh Burojën dhe Turiqecin, do të ofrojë siguri më madhe për qytetarët sidomos për nxënësit që udhëtojnë shtëpi – shkollë dhe anasjelltas. Punimet në realizimin e këtij projekti që do t’i jep zgjidhje mungesës së infrastrukturës së munguar prej shumë kohësh në këto fshatra, kanë hyrë në javën e dytë, dhe gjithçka po ecën sipas planifikimeve të bëra.

Meremetimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit, trotuari dhe së fundmi ndërtimi i sallës së sportit, janë disa nga investimet publike në këtë bashkësi lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …