Dy shkollat e mesme në Suharekë u bënë me roje të sigurisë

Gjimnazi “Jeta e re” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi “ në Suharekës, nga sot do ta kenë nga një roje të sigurisë në hyrje të oborrit të Shkollës. Rojet që janë pjesëtarë të një Kompanie private të sigurimit derisa të përfundoj ky vit shkollor do të paguhen nga Kompania “Frutex”, ndërsa nga viti i ri shkollor Komuna do të sigurojë mjete për këtë qëllim si dhe do të sigurojë roje edhe për shkollat tjera. Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, drejtori i Arsimit Remzi Bytyçi dhe pronari i Kompanisë “Frutex” Shaqir Palushi kanë vizituar të dy shkollat dhe kanë biseduar me drejtoreshat e shkollave për sigurinë ne shkolla. Kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga drejtoreshat e shkollave që të koordinohen me rojet për të funksionuar si duhet siguria në shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …