Dy të shëruar dhe asnjë person aktiv me covid në Malishevë

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona nga covid-19 dhe nuk ka raste të reja. Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, nga komunikimi i rregullt i IKSHPK me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me covid-19. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4267 raste, prej tyre 4180 janë shëruar dhe 87 persona kanë vdekur, ndërsa nuk ka raste aktive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …