leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në Deçan

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit. Të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, përfaqësues të UNMIK- ut, përfaqësues të Policisë, përfaqësues të OBE-së, përfaqësues të KFORIT dhe qytetar të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për pikat;

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raporti nga ZLK- ja;

  3. Të ndryshme.

Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me raportin nga ZLK- ja, z. Shaban Pejçinoviç tregoj që këtë muaj nuk ka pas raste të riatdhesimit. Anëtarja e këtij komuniteti, znj. Albesa Cacaj, i parashtroj disa pyetje dhe kërkesa të cilat kontribuojnë në mirëqenien ekonomike të komuniteteve, veçanërisht për familjen Çekiqaj. Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …