Fatmir Graiçevci

Fatmir Grejqevci: Nëse sot heshtim kundër retushimit të shqiptar vrasësit Ivanoviq, nesër do të jetë vonë

Nuk është shqetësuese më qëndrimi i kryeministrit Kurti për shqiptar vrasësin Oliver Ivanoviq, të cilin pa pike turpi e ndërgjegje të vrare, na e paraqet si hero i multietnicitetit të Kosovës, ani pse Ivanoviqi ka pas rolin kryesor në vrasjen dhe dëbimin e shqiptareve nga pjesa veriore e Mitrovicës por shqetësues është fakti se si nuk reagoi asnjë nga Kryesia apo Këshilli Drejtues i partisë Vetëvendosje!?

Ku është humanizmi i tyre, që nuk e thanë as edhe një fjali të vetme për t’u distancuar nga shefi i tyre që i thure elozhe shqiptar vrasësit Ivanoviq!?

E drejta themelore e njeriut dhe e patjetërsueshme është e drejta për jete e në sistemin demokratik edhe e drejta mbi pronën private, e Oliver Ivanoviqi, është dënuar për pjesëmarrje në aksione për privimin e dhjetëra shqiptareve nga e drejta e parë dhe mijëra të tjerëve nga e drejta e dyte! E ta paraqitesh këtë luftëtar të pastrimit etnik si hero të multietnicitetit të Kosovës, është më shumë se sa skandaloze! E themi skandaloze sepse nuk kemi te bëjmë me një deklaratë apo vlerësim të çastit por me një qëndrim të mirë përgatitur dhe thënë me qetësinë e bindjen maksimale!

Ku mbeti ai dinjiteti ynë që me të drejte mbushem sheshin e Prishtinës dhe kërkuam shkarkimin e ministrit Jabllanoviq i cili i kishte quajtur egërsira nenat shqiptare të Gjakovës! Pasi me të drejtë dhe shumë arsye kemi reaguar ndaj një ministri fyes, pse të mos protestojmë fuqishëm edhe ndaj kryeministrit Kurti që shpreh admirim e i bën vlerësime pozitive shqiptar vrasësit Ivanoviq, të cilin, gjatë luftës për pushtet, e quante realizues të planit të akademikeve serb për vrasjen dhe shpopullimin e Kosovës nga shqiptaret!

Mbase ky kryeministër, po na e matë pulsin se deri ku do të durojmë ne, për të vazhduar ai më tutje, në rrugën që ka nisur, mohimin e të gjitha të arriturave të Kosovës gjatë qeverisjes se saj prej rivaleve të tij politik, dhe shfajësimin e të gjithë atyre që i kane shërbyer politikave djallëzore antishqiptare e antihumane!

Nëse kemi pasur arsye 100 here për të protestuar kundër Jabllanoviqit, 1 mijë herë kemi arsye të protestojmë kundër kryeministrit Kurti. Nëse sot heshtim dhe nuk reagojmë kundër retushimit te shqiptar vrasësit Ivanoviq, nesër do të jetë vonë për të reaguar ndaj retushimeve tjera!

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. …