Pavarësisht se politikanët shqiptarë janë dashuruar marrëzisht në BE-së dhe organizatat e saj, organizatorët e “Eurovisionit” dhe Unioni Evropian i Transmetuesve- EBU, nuk kanë ndryshuar qëndrimin dhe rregulloren në lidhje me përdorimin e flamujve në netët finale të Eurosong-ut, që do të mbahet në Suedi. Sipas rregullores së re, që është publikuar në faqen e internetit të Eurovisionit, përcaktohen rregullat sesi flamujt e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, mund të përdoren sikurse edhe flamujt e shteteve pjesëmarrëse në garën e këngëve të Eurovisionit. Ndërkaq, ndalohet përdorimi i flamujve apo materialeve propaganduese, diskriminuese dhe atyre fyese mbi baza politike apo religjioze, sikur na qenka Flamuri i Kosovës i ngjyrosur me yjet dhe ngjyrat e Evropës. Përse BE-në, Evropën dhe EBU-në i fyen flamuri i Kosovës i stërngjyrosur me ngjyrat e saj. Në këtë pyetje duhet të përgjigjen tellallët dhe ashikët dhe ashiket e Evropës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Petri Selimi e të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj akuzon Osmanin për favorizim të Kurtit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
