Edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson thotë se transforimi i FSK-së duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese

Ambasadori suedez, Henrik Nilsson thotë se transforimi i FSK-së duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese

Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë datë për transformimin e FSK-së në ushtri, drejtues të qeverisë po shprehen të bindur se shumë shpejt do të ndodhë transformimi. Ata po e përmendin si mundësi që kjo të ndodhë edhe përmes avancimit të bazës ligjore. Por, kjo gjë po kundërshtohet nga ambasadat e akredituara në Kosovë. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, ka thënë se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese. “Ne jemi të parët që e kemi njohur Kosovën dhe e dimë që çdo shtet e katë drejtën e vetëvendosjes dhe marrjes së vendimeve kur bëhet fjalë për politikat e sigurisë. Por rekomandimi ynë është që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …