Edhe në Gjermani interesim i madh për librin “Mashtrimi i madh”

Dje
në Aidlingen të Gjermanisë, u bë prezantim i i librit „Mashtrimi i Madh“ të
autorit Bardhyl Mahmuti. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe shumë
bashkëveprimtarë të autorit si dhe personalitete si Bedri Islami, Hasan
Ukëhaxhaj, isha ambasadori shqiptar në Gjermani Bashkim Zeneli etj. Për autorin
dhe librin e tij „Mashtrimi i madh“ u bënë vlerësimet më të larta, duke
vlerësuar sidomos punën e tij të përkushtuar shkencore në ndriçimin e së
vërtetës për luftën në Kosovë. Autori ndërkaq, përmes bashkëbisedimit me të
pranishmit dha sqarime shtesë për sa i përket termave «Gjenocid» dhe «Masakër»
duke konkluduar se në Kosovë kemi të bëjmë me aplikimin e gjenocidit kundër
shqiptarëve. Interesimi për librin ishte i madh. Rreth 150 eksemplarë u morën
nga të pranishmit, kurse kishte një interesim edhe për versionet në gjuhët
tjera. Për versionin në gjuhën Gjermane, i cili është në proces të përkthimit,
u bënë rreth 35 parapagime. Për shkak të interesimit të madh, prezantimi i
librit do të bëhet edhe në disa qendra tjera në Gjermani si Heidelberg,
Düsseldorf, München etj.

SHKSH
„Mëmëdheu“ Agush Buja, sekretar

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …