Edhe një rast tjetër me COVID-19, në fshatin Likoc të Skenderajt

Është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Skenderajt. Personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga qyteti i Fushë-Kosovës. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, komuna së bashku me QKMF-në ka ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim. “Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …