Gjykata Speciale pranon intervistën e Isni Kilajt në rastin Thaçi e të tjerët

Zëdhënësi i gjykates speciale, Michael Doyle, bëri të ditur se intervista e Isni Kilajt është pranuar si provë materiale në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuҫit, që lidhet me administrimin e drejtësisë. Doyle njoftoi se intervista u krye gjatë kontrollimeve dhe sekuestrimeve në vendbanimin e Kilajt, dhe se ai kishte hequr dorë nga e drejta për të heshtur dhe nga e drejta për të pasur avokat gjatë bisedës me prokurorët. “Para intervistës, z. Kilaj iu komunikuan të gjitha të drejtat e tij sipas Ligjit të Dhomave të Specializuara, gojarisht dhe me shkrim në shqip, dhe ai e konfirmoi kuptimin e tyre përmes nënshkrimit. Ai gjithashtu u informua se mund të tërhiqej nga heqja dorë e të drejtave në çdo kohë dhe të kërkonte praninë e avokatit,” tha Doyle. Sipas zëdhënësit, prokurorët ishin të detyruar të informonin Kilajn se ishte i dyshuar për vepra penale që i nënshtrohen juridiksionit të Dhomave të Specializuara, duke e bërë intervistën të ligjshme dhe të vlefshme si provë në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …