Edhe një serb i akuzuar për krime lufte në Bosnjë

Një ish-zyrtar i lartë serb në Bosnjë e
Hercegovinë, po akuzohet për krime lufte ndaj civilëve boshnjakë e kroatë gjatë
luftës së Bosnjës. Një prokuror nga Departamenti për Krime Lufte, ka bërë të
ditur se Borisllav Paravac është i akuzuar bashkë me tre serbë të tjerë.
Paravac, i cili ishte pjesë e
presidencës tre-anëtarëshe të Bosnjës nga viti 2003 deri në vitin 2006, është i
dyti anëtar i presidencës që po akuzohet për krime lufte. Ai bashkë me të tjerët
dyshohen për pjesëmarrje në “sulme sistematike” kundër civilëve kroatë dhe
boshnjakë në veri të rajonit Doboj dhe Tesliq të Bosnjës, në vitet 1992-1993. dyshohen
për pjesëmarrje në “sulme sistematike” kundër civilëve kroatë dhe boshnjakë në
veri të rajonit Doboj dhe Teslic të Bosnjës, në vitet 1992-1993. Asokohe, Paravac
ishte kryetar i bashkisë së Doboj në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …