leoni

Edhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses

 Lëvizja Vetëvendosje, edhe në këtë seancë, nuk ka hequr dorë nga propozimi që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet përmes një procesi të fshehtë. Propozimi i VV-së për formimin e një komisioni që do të mundësonte këtë lloj votimi nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme, pasi partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë bojkotuar votimin, duke e konsideruar të papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës. Në votim morën pjesë vetëm 55 deputetë, një ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Kjo bëri që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ta ndërpresë mbledhjen dhe të njoftojë se seanca e radhës do të mbahet të shtunën, në ora 10:30. PDK-ja dhe AAK-ja kanë bërë të ditur se do të ishin të gatshme të votojnë për një kandidatë tjetër, mirëpo VV-ja vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut. Ndërkohë, burime brenda skenës politike raportojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke intensifikuar përpjekjet për të siguruar përkrahjen e disa deputetëve nga partitë e tjera, përmes ofertave për pozita ekzekutive dhe favore politike, në përpjekje për të formuar institucionet e reja të vendit. Ngërçi institucional vazhdon, ndërsa qytetarët presin me shqetësim zgjidhjen e krizës dhe rifunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …