Edhe portali koha.net, 21 vjet pas luftës ka filluar të përkujtojë ndonjërin nga dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(!)

Edhe Koha ditore, 21 vjet pas luftës ka filluar të përkujtojë ndonjërin nga dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, ajo ka botuar një shkrim të huazuar, për dëshmorin e kombit Adrian Krasniqi, por jo edhe për dëshmorët e tjerë të rënë, një vit më vonë, më 16 tetor të vitit 1998.

Në këtë Jugo-gazetë në gjuhën shqipe asnjëherë deri tani nuk është botuar biografia e legjendarit të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, dhe asnjë biografi tjetër nga 2400 dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe  150 dëshmorët e UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Për dallim nga “Bota Sot”, e cila boton shkrime për dëshmorët, që ajo i konsideron të FARK-ut, edhe pse nuk ka pasur as edhe një dëshmorët të tillë, pasi  të gjithë dëshmorët e luftës kanë rënë me emblemën e UÇK-së, Koha ditore boton ndonjë shkrim të shkurtë, kuptohet me copy past, nganjëherë edhe duke cituar burimin. Për dallim nga Radio-Kosova e Lirë, e cila për çdo ditë boton biografitë e plota të dëshmorëve në ditë rëniet apo në ditëlindjet e tyre, mediet e tjera botojnë në mënyrë selektive një herë në javë apo në muaj, madje edhe do medie e portale, që “piskasin” deri në qiell për guxim e trimëri.

Duket paksa paradoksal fillimi i botimit të ndonjë biografie të shkurtë për dëshmorët e UÇK-së nga Koha Ditore, në kohën kur kjo dhe disa nga   jugo-mediet e jugo portale shqipshkruese, intensifikojnë fushatën kundër kreut të luftës së UÇK-së, të gëzuar deri në dalldisje me punën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale dhe gjykimit e paragjykimit  të saj se UÇK-ja paska qenë organizatë kriminale.

Kjo “kthesë” e disa jugo-portaleve shqip, bëhet me qëllim që të krijohet bindja se ata “besojnë” që  dëshmorët kanë rënë  në një luftë të drejtë, ndërsa bashkëluftëtarët e tyre, që kanë mbetur gjallë, nuk kanë luftuar por janë fshehur, sepse po të mos ishin fshehur do të kishin rënë të gjithë. Kjo është logjika idiote e malicioze e atyre që shajnë e fyejnë UÇK-në dhe të gjithë komandantët e eprorët e saj, ndërsa bëhen se nderojnë dëshmorët, të cilët kanë qenë bashkëluftëtarë, të atyre që kanë shpëtuar, sepse në asnjë luftë në botë nuk vriten të gjithë luftëtarët e forcave ndërluftuese.

Kët0-jugo-portale e disa medie në gjuhën shqipe  janë vënë në shërbim të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ndërsa kanë marrë edhe lavd e respekt nga kjo Prokurori, sepse janë treguar bashkëpunues dhe nuk i kanë zbuluar emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, të Hagës ,me rastin e “rrjedhës” së dosjeve të kësaj Prokurorie.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …