Edhe sot në Hagë, po vazhdon seanca e gjykimit kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Në Gjykatën Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po vazhdon seanca me dëgjimin e dëshmitarit të 16-të me radhë dhe ashtu si rëndom pjesa dërrmuese e seancës po mbahet e mbyllur për publikun. Dëshmitari i 16-të ka filluar dëshminë e tij në seancën e së hënës dhe e ka vazhduar në seancën e së martës, ku pjesën më të madhe të kohës seancat janë zhvilluar në sesion privat. Gjatë ditës së djeshme mbrojtja e Rexhep Selimit ka marrë në pyetje dëshmitarin,  i cili edhe sot po përgjigjet në pyetjet avokatit Geeoffrey Roberts, i cili me të filluar seanca ka kërkuar të kalohet në sesion privat.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …