leoni

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje. Në takim, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviq  akuzuan njëri-tjetrën, ndërsa BE-ja shprehu keqardhjen për mungesën e gatishmërisë për kompromis. Ndërkohë, asnjë vendim konkret nuk u mor për periudhën kalimtare të ndalimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës, por dinari vazhdon të përdoret në zonat me shumicë serbe si mjet pagese. Asnjë vendim nuk është marrë për dënime ndaj atyre që shesin ose blejnë në dinarë, dhe qëndrimi i qeverisë së Kosovës mbetet i paqartë në këtë aspekt. Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se qëllimi është të sigurohet ligjshmëria dhe transparenca, dhe jo dënimi i individëve. BE-ja njoftoi se nuk do të ketë takime të reja për çështjen e dinarit nëse nuk ka konstruktivitet për zgjidhje nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë refuzuar kërkesën për lirim të …