Shteti austriak vendos masa të udhëtimit ndaj qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Edhe Vjena zyrtare kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit

Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që të sigurojë përkrahjen e nevojshme në Komitet të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë thënë se Austria është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Gjithashtu Vjena zyrtare thekson se e inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa vendimtar për themelimin e Asociacionit, që në mënyrë të sigurt të arrijë shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Austria si një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …