Edi Rama

Edi Rama: Atë që ju në Serbi e quani krahinë, për ne është shtet. Jemi një komb, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për portalin serb,“N1”, ka thënë se nuk dëshiron të jetë ndërmjetës në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, ndërsa ka pranuar se çështja e Kosovës vazhdon  të mbetet pengesa më e madhe në përparimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Do të jem shumë i drejtpërdrejtë, kjo është një situatë me të cilën, pikë së pari, duhet të ballafaqohen Prishtina dhe Beogradi. Shqipëria nuk mbron e as nuk favorizon askënd, dhe mundohem që kur flas për paqen dhe për procesin e pajtimit të merret si shembull. Ato që i them edhe i kthej në vepra, por nuk ekziston ndonjë mënyrë që të veproj në vend të Qeverisë në Prishtinë apo në ndonjë mënyrë të pengojë rolin e tyre në tërë këtë çështje. Atë që ju e konsideroni krahinë, për ne është shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin ne e vlerësojmë… jemi një komb  një popull, por Kosova është shtet, ka nënvizuar  Rama, në intervistën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …