Edi Rama dënon sulmin ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora”, katër persona të arrestuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar incidentin e ndodhur në rezidencën artistike Vila 31 x Art Explora në Tiranë, ku artistë ndërkombëtarë u përballën me një sulm me mjete shpërthyese artizanale gjatë protestës së opozitës. Gjatë një vizite në ambientet e ish-rezidencës së diktatorit, Rama u takua me drejtoren ekzekutive të programit të Fondacionit Art Explora, Bisej Kapo, e cila ndodhej bashkë me artistët në objekt në momentin e incidentit. Kryeministri tha se ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike dhe u shprehu artistëve keqardhje dhe kërkimfalje për situatën e krijuar. Ai theksoi se rezidenca, e cila tashmë shërben si hapësirë për artistë nga vende të ndryshme të botës, përfaqëson një vlerë kulturore për Tiranën dhe Shqipërinë, ndërsa e cilësoi incidentin si një dëm për imazhin e vendit. Rama akuzoi organizatorët e protestës se klima e krijuar prej tyre mund të frymëzojë akte të tilla, duke shtuar se ngjarje të tilla dëmtojnë zhvillimin ekonomik, turizmin dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Nga ana tjetër, drejtoresha e programit, Bisej Kapo, deklaroi se situata mund të kishte qenë më e rëndë edhe për shkak se objekti është i ndërtuar kryesisht me dru, duke theksuar se padija për funksionin e rezidencës nuk mund të shërbejë si justifikim për veprime të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: PDK ofroi kandidatin për president

Kryetari i Partise  të Demokratike  Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që ai drejton …