Edi Rama

Edi Rama: Detyra e organit të prokurorisë nuk është ta dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e prokurorisë e cila u shpreh se “deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor”. Në deklaratën për mediat shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrisë, theksohet se “Kryeministri Edi Rama, shpreh keqardhjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda, është shprehur në media menjëherë pas fjalës së tij përpara grupit socialist, lidhur me kërkesën për hetim të deputetit Saimir Tahiri”. “Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpamjen se detyra e organit të prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Po ashtu organi i akuzës, sipas kryeministrit, as ka detyrën dhe as i’a lejon etika e funksionit të vet, të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike”, vijon deklarata për shtyp e Zyrës së Kryeministrit, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …