Edi Rama

Edi Rama: Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë nga Azerbajxhani

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, gjatë qëndrimit në Azerbajxhan deklaroi se do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit”. “Me presidentin Alijev jemi në kontakt prej kohësh dhe kemi krijuar një miqësi shumë të mirë edhe falë faktit se nga njëra anë kemi në mes një mik të madh të përbashkët, Presidentin Erdogan. Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Shqipëria ka qenë një mbështetëse e palëkundur e kauzës së Azerbajxhanit për rikthimin e një pjese të territorit nën sovranitetin e vet. Me këtë vizitë, ne faktikisht kemi hedhur një hap të rëndësishëm, jo se kështu duhet thënë kur bëhet një vizitë, por sepse faktikisht kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizmit”, tha  Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …