Edi Rama drejt mandatit të katërt – PS kryeson në zgjedhje, Reuters: Favorit për të vijuar drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është në rrugë për të siguruar mandatin e tij të katërt, teksa rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën tregojnë një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”, me 30% të votave të numëruara, PS ka marrë 53% të tyre, duke lënë pas Partinë Demokratike të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha me 34%. Rama, në pushtet që prej vitit 2013, shihet si favorit për të vijuar qeverisjen, i mbështetur nga një rrjet i fuqishëm politik dhe një periudhë e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ndërkohë, fushata e tij është fokusuar fort në premtimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 – një objektiv që ekspertët e konsiderojnë ambicioz. Reuters vë në dukje se një fitore e mundshme do të konfirmonte popullaritetin e Ramës brenda vendit, pavarësisht polemikave të mandatit të tretë, përfshirë tensionet me opozitën dhe disa skandale korrupsioni. Zgjedhjet e këtij viti shënuan gjithashtu një moment historik me përfshirjen për herë të parë të rreth 200 mijë shqiptarëve të diasporës në votim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …