Edi Rama kritikon planin britanik për emigrantët: Britania pas Brexit-it në një vend shumë të errët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër një plan të Britanisë së Madhe për të dërguar emigrantët që u është refuzuar azili në qendra të kthimit në shtete të treta. Në një intervistë për gazetën britanike The Guardian, Rama tha se kjo qasje tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”. Ai tha se dikur do të ishte e paimagjinueshme që Britania të kërkonte vende për “t’i hedhur emigrantët”, por sot kjo është bërë realitet dhe pjesë e diskursit normal publik. Plani ishte njoftuar muajin e kaluar nga kryeministri britanik Keir Starmer gjatë vizitës në Shqipëri, por Rama theksoi se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në këtë skemë, duke e konsideruar atë të papranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i FSK-së në Gaza vlerësohet si hap strategjik për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Angazhimi i Forca e Sigurisë së Kosovës  në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza po vlerësohet …