Edi Rama: “Medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare” – publikon video nga Gjykata Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikujtuar edhe një herë qëndrimin e tij kundër Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë. Ai ka publikuar një video nga një seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku njëri nga dëshmitarët, para trupit gjykues, pranon se ka kryer vjedhje gjatë kohës së luftës. Me këtë rast, Rama ka shprehur indinjatën e tij ndaj procesit gjyqësor, duke e shoqëruar postimin me komentin: “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”. Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë një ndër zërat më kritikë që nga themelimi i Gjykatës Speciale, duke e konsideruar atë një padrejtësi historike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar në disa raste se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa proceset e Hagës rrezikojnë të njollosin figurën e saj dhe sakrificën e luftëtarëve për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj takon presidentin kroat Zoran Milanoviq në OKB: Mbështetje e fortë për Shqipërinë në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me homologun …